Sa kg duhet te shtoj gjate shtatzanise?

0 0

Këshilla të ekspertëve për peshën normale në shtatzëni, si të llogarisni se sa peshë duhet të fitoni në shtatzëni sipas tremujoreve dhe çfarë duhet të bëni nëse jeni mbipeshë në shtatzëni.

Të qenit shtatzënë ju bën të keni uri (pasi të keni kaluar ndjesitë e të përzierave). Dhe, ndonëse shumica prej nesh e dinë se nuk keni përse të “hani për dy”, pothuajse gjysma e nënave shtatzëna hanë më shumë sesa u këshillohet gjatë kësaj kohe,

Pra, sa kg duhet të shtoj gjatë shtatzanisë?

Nuk ka udhëzime zyrtare shëndetësore specifike për shtimin e peshës në shtatzëni. Por, si rregull sa më e shëndoshë të keni qenë para se të ngeleshit shtatzënë, aq më pak duhet të shtoni në peshë gjatë nëntë muajve tuaj të ardhshëm.

Për shumicën e nënave, që kishin një peshë mbi normalen para shtatzënisë, mjekët rekomandojnë që të fitojnë mes 11-16 kg gjatë nëntë muajve të plotë.

Pra të fitoni rreth gjysmë kilogrami deri në 2.5 kg në tremujorin e parë dhe rreth gjysmë kilogrami në javë për pjesën tjetër të mbetur të shtatzënisë, në mënyrë që foshnja juaj të rritet në kushtet optimale brenda jush.

Kur duhet ta fitoj peshën?

Jo të gjithën menjëherë! Ne po flasim për fitim gradual të peshës, dhe nëse jeni mbipeshë pa ngelur shtatzënë duhet të tregoheni shumë të kujdesshme. Një studim i kohëve të fundit i 44.000 grave në SHBA, zbuloi se gratë që ishin mbipeshë ose të shëndosha përpara shtatzënisë kishin dy ose tre herë më shumë gjasa të fitonin më shumë peshë sesa rekomandohej, krahasuar me ato që kishin peshë normale.

Ja një udhëzues:

Tremujori i parë – shumica e grave nuk kanë nevojë të fitojnë shumë peshë, dhe ky është një lajm i mirë nëse po luftoni me të përzierat që në mëngjes. Nëse shtoni më pak se 2 kg, tregon se jeni në rregull gjatë muajve të parë.

Tremujori i dytë – fitoni 1.4 deri në 1.8 kg në muaj. Provoni të merrni më shumë zink – nga ushqimet si qengji, gjeldeti, spinaq dhe arrat. Zinku është i nevojshëm për rritjen e shpejtë të qelizave dhe është me të vërtetë i rëndësishëm në tremujorin e dytë kur fëmija juaj fillon të rritet.

Tremujori i tretë i shtatzanisë- fitoni rreth 1.4 deri 1.8 kg në muaj. Është e rëndësishme të merrni rezerva me vitaminë K – që ndihmon gjakun të mpikset (në mënyrë që të mos keni gjakderdhje të mëdha në lindje) – nga ushqime të tilla si bananet, lëkurat e patates, lakra e bardhë,  kumbullat e thata etj.

Po sikur të kem binjakë?

Harroni gjithçka që u përmend më sipër. Nëse keni më shumë fëmijë se një në barkun tuaj kërkesat e trupit do të rriten. Pesha tipike për nënat që presin binjakë është rreth 50% më shumë se në një shtatzëni të vetme.

Të qenit shtatzënë me binjakë kërkon t’i kushtoni më shumë vëmendje dietës tuaj për të pasur përfitime shëndetësore për ju dhe binjakët tuaj.

Ekspertët thonë se do t’ju duhet 50% -100% më shumë nga ushqyesit esenciale, si acid folik, vitamina B12, hekur dhe kalcium, për binjakët. Ndërsa mënyra më e mirë për të marrë këto është përmes ushqimit, nutritionistsët dhe mjekët rekomandojnë  edhe suplemente të përditshme me vitamina dhe shtesa minerale.

A duhet të peshoheni gjatë shtatzënisë?

Sipas ekspertëve, mjekët dhe mamitë nuk duhet t’i peshojnë gratë shtatzëna, dhe sidomos jo në mënyrë rutinore. “Injoranca është lumturi” thonë dhe është mirë të mos e dini fare peshën tuaj deri sa të sillni në jetë fëmijën.

Çfarë tregon BMI (Indeksi i masës trupore)?

Rekomandimet për shtimin e peshës së shtatzënisë ndryshojnë në varësi të faktit nëse jeni nën peshë ose mbipeshë para se të mbeteni shtatzënë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është llogaritja e Indeksit të masës së trupit (BMI).

Për ta bërë këtë, llogarisni peshën tuaj para shtatzënisë (në kilogramë) me gjatësinë tuaj (në metra katror).

Për shembull nëse gjatësia juaj është 1.65 m dhe pesha juaj është 60 kg do të bëni këtë llogaritje: 1.652 (1.65*1.65) pjesëtim për 60 kg.

1.65*1.65  = 22.7
       60

Në rast se BMI është nën 18.5 tregon se jeni nënpeshë- dhe duhet të shtoni gjatë shtatzënisë 12-18kg.

Kur BMI ëstë 18.5-24.9 (normale) – Optimalja është të shtoni 11-16kg

Kur BMI është 25-29.9 (mbipeshë) – Shtoni 7-11kg

Dhe kur BMI është mbi 30 tregon që jeni obeze- dhe duhet të shtoni nga 5-9 kg.

Por është e rëndësishme të mbani mend se të gjitha gratë janë të ndryshme nga njëra tjetra.

Cilat janë rreziqet nëse bëhem mbipeshë në shtatzëni?

Gratë shtatzëna mbipeshë kanë në tre herë më shumë gjasa që të kenë nevojë për operacion cezarian, sipas një raporti të NUI Galway.

Rreziqet e tjera të mbipeshës gjatë shtatzënisë përfshijnë:

  • Diabet;
  • Presion të lartë të gjakut (i cili mund të shkaktojë një gjendje serioze të quajtur pre-eklampsia);
  • Trombozë;
  • Rritja e rrezikut të gjakderdhjes pas lindjes;
  • Dhe pastaj, sigurisht, ka parehatinë në të lëvizur gjatë shtatzënisë, dhe sjell dëshpërimin për të humbur peshë pas lindjes.

A mund të jetë e dëmshme për fëmijën tim nëse unë shtoj në peshë?

Ekzistojnë shumë studime që thonë se shtimi në peshë i bën keq edhe foshnjës. Fitimi i një sasie të tepruar peshe gjatë shtatzënisë do të thotë se ka shanse që fëmija juaj të jetë makrosomik (ose i përmasave të mëdha). Dhe ndërsa të gjithë duan që fëmija të peshojë 4.5 kg ose më shumë në lindje, kjo mund të sjellë pasoja serioze si për ju edhe për të posrsalindurin tuaj.

Nëse keni një fëmijë makrosomik keni këto rreziqe:

  • Më shumë shanse për të lindur me operacion cezarian.
  • Dëmtime në kanalin e lindjes.
  • Dystocia (ose ngecja) e shpatullave – gjatë lindjes, kur koka e fëmijës del por supet nuk mund të dalin.
  • Dëmtime nervore të krahëve, për shkak të mbledhjes së shpatullave.
  • Dëme nervore të fytyrës – dëmtime të nervave të fytyrës gjatë lindjes.
  • Asfiksi gjatë lindjes – fëmija juaj vuan për oksigjen gjatë lindjes.

Për më tepër, duhet të dini se gratë që fitojnë më shumë peshë se sa ju rekomandohet gjatë shtatzanisë, mund të kenë më shumë gjasa që të kenë një fëmijë mbipeshë.
Fitimi i një peshe shumë të madhe në shtatzëni mund të ndikojë përgjithmonë në mekanizmat që menaxhojnë balancën e energjisë dhe metabolizmin tek fëmija, siç është kontrolli i oreksit dhe lëvizjet për të shpenzuar energjinë. Kjo mund të ketë efekte afatgjata në rritjen dhe peshën e fëmijës.

Cilat janë rreziqet nëse nuk shtoj mjaftueshëm në peshë gjatë shtatzsënisë?

Njëlloj si shtimi i tepruar në peshë edhe nëse fitoni pak peshë në shtatzëni do të ketë pasoja tek ju dhe i vogli juaj. 19.5% e grave që fitojnë më pak se pesha e rekomanduar gjithashtu mund të kenë fëmijë obezë dhe mbipeshë.

Por duke qenë nën peshë ose duke mos ngrënë gjatë shtatzënisë mund të keni edhe rreziqe të tjera si:

  • Lindja e parakohshme.
  • Të keni një fëmijë të vogël, të dobët me probleme shëndetësore të vazhdueshme.
  • Theksojmë se jo gjithmonë është problem të jeni nënpeshë gjatë shtatzënisë, por rreziku qëndron.


“Me siguri kam nevojë të ha më shumë-po rris një fëmijë brenda vetes”

Jo. Për fat të keq, nuk është kështu. Ju duhet të hani të njëjtën sasi ushqimi si një grua që nuk është shtatzënë (rreth 2000 kalori) për 6 muajt e pare. Dhe pastaj në 3 muajt e fundit të shtatzënisë tuaj, ju duhet vetëm 200 kalori më shumë në ditë, pasi fëmija juaj ka fazën më të madhe të rritjes dhe kërkohen rezerva ushqyese për ushqyerjen me gji.

Është më e rëndësishme se kurrë që gjatë kësaj periudhe të përqendroheni në cilësinë e dietës tuaj.

Mundohuni të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe të ndryshëm. Që do të thotë shumë fruta dhe perime, dhe ushqime të tilla si bukë, makarona, oriz dhe patate, si dhe në sasi më të vogla të mishit, peshkut dhe qumështit.

Lexo edhe: A mund te fle ende me shpine kur jam shtatzene?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X