Sa here ne dite duhet te defekoje nje bebe?

0 0

Dalja e mekoniumit (feçet e para të bebes) brenda 8 orëve të para pas lindjes është një tregues i mirë i ushqyerjes së duhur të fëmijës me kulloshtrën e nënës. Me kalimin e ditëve mekoniumi do të zëvendësohet me feçen e vërtetë, dhe pamja do të jetë e ndryshme duke qënë se edhe qumështi ndryshon, pra nga kulloshtër kthehet në qumështin e maturuar. Feçet tani do të kenë një ngjyrë të artë.
Sa shpesh duhet të defekojë fëmija?
Gjatë ditëve të para, kur qumështi vërtetë nuk ka ardhur ende, fëmija mund të defekoj 1-2 herë në ditë, si edhe 3-4 bebelina të lagura me urinë. Pasi qumështi i vërtetë vjen, bebelinat e lagura do të jenë 5-6 dhe fëmija do të defekojë të paktën 3-4 herë në ditë.
Feçet e fëmijës që ushqehet me gji do të jenë të buta dhe me disa kokrriza, si edhe me një aromë jo të keqe. Deri në javën e 6 fëmija do të stimulohet të defekojë gati pas çdo pirje, dhe një fëmijë që ndjek këtë rregull është duke u ushqyer në mënyrën e duhur. Megjithatë njihen edhe raste kur fëmija rritet mirë edhe pse nuk lag apo bën pisë kaq bebelina. Pas javës së 6 fëmija do të defekojë më pak. Tek bebet që ushqehen me gji nuk duhet të mendoni se vuajnë nga konstipacioni nëse feçet janë të buta, të bollshme dhe pa dhimbje barku. Nëse fëmija shfaq vështirësi në defekim mund ta ulni në një legen me ujë të ngrohtë duke e mbajtur nga trupi dhe ta masazhoni lehtë në anus.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X