Sa besim keni tek vaksinat qe kryhen ne Shqiperi?

0 0

Sipas disa statistikave, është vënë re një ulje e % së vaksinimit në disa vende të botës, duke qënë se për disa familje ato konsiderohen si një pengesë në zhvillimin e fëmijës, apo shëndetit të tij. Por a është kjo e vërtetë? Ku bazohen këta prindër që vendosin në rrezik jetën e fëmijës, duke qënë se vaksinat parandalojnë një varg sëmundjesh infektive serioze? Askund! Deri në ditët e sotme, nuk ekziston asnjë teori e provuar me fakte shkencore që të tregojë se vaksinat shkaktojnë vdekje, autizëm, apo probleme të tjera tek fëmija, ndërsa nga ana tjetër, për vite me radhë specialistët me famë botërore në fushën e mjekësisë kanë provuar atë që në të vërtetë vaksinat bëjnë, mbrojnë jetën e njerëzve nga përhapja e epidemive vdekjeprurëse!
Kjo është një temë delikate edhe në Shqipëri
E në vendin tonë ndoshta edhe më shumë, kjo si pasojë e frikës që prindërit kanë shpesh në lidhje me prejardhjen e tyre. Kjo frikë është shprehur jo rrallë edhe në faqen tonë të facebook, “Per nenat”. Zonjat që na kanë kontaktuar kanë pyetur shpesh në lidhje me origjinën indiane të vaksinave, si pasojë e të cilës janë “detyruar” të blejnë në mënyrë private vaksinat në farmaci duke paguar një tarifë që mund të fillojë nga 5.000 lek të reja, dhe duke variuar deri në 17.000 lek të reja nëse injektohet në një strukturë private. Duke qënë kështu, ne kemi zhvilluar në faqen tonë të Facebook një diskutim që i referohej pikërisht sigurisë së vaksinave në vendin tonë, i cili është bazuar edhe në të dhënat e sondazhit që kanë qënë i disponueshëm për të gjithë vizitorët në portalin tonë “Pernenat.al”.
Në sondazh kanë marrë pjesë 608 votues, dhe rezultati ka qënë:
• 326 vota-dyshoj se janë të sigurta;
• 161 vota- janë të sigurta;
• 109 vota-jo të sigurta;
• 12 vota- nuk i vaksinoj fëmijët.
Por, si janë shprehur nënat në diskutim?
• Nënat mbështesin bindshëm vaksinimin!
“Mendoj se vaksinimi kot nuk është krijuar, por është krijuar për të mbrojtur fëmijët nga sëmundje të ndryshme dhe për të forcuar imunitetin. Nuk do të rrezikoja kurrë shëndetin e fëmijës duke mos e vaksinuar, dhe nuk besoj se vaksinat shfaqin autizëm por është vëtë fëmija që ka lindur i tillë”.
“Unë mendoj se nuk duhet t’i shfaqim fëmijët hapur kundrejt një të keqeje të sigurt për t’i mbrojtur eventualisht nga një risk i hamendësuar. Vaksinimi është i domosdoshëm! Kujdesem t’i bëj vaksinat në vende të sigurta!”
“Mendoj se institucionet duhet të bëjnë diçka për të detyruar prindërit të vaksinojnë fëmijët, ndryshe do të rrezikohen të gjithë, ndoshta nuk duhet të pranohen në kopështe dhe shkolla. Deri tani nuk është provuar në asnjë mënyrë teoria se vaksinimi shkakton autizëm. Po të ishte e vërtetë kjo tashmë çdo fëmijë i vaksinuar do të ishte i sëmurë.”
“Mendoj se vaksinat nuk shkaktojnë autizëm, nuk shkaktojnë vdekje apo probleme të tjera, por gjithmonë më ka pëlqyer shprehja që kam dëgjuar diku: më mirë një fëmijë autik se një fëmijë i vdekur nga një sëmundje infektive me të gjithe kalvarin e vuajtjeve që i shkakton fëmijës”.
• Por ka edhe nëna të cilat janë skeptike apo shprehin hapur frikën e tyre…
“Vertet temë që nuk u sqarua asnjëherë. As vetë nuk dimë se çfarë përgjigje të japim”.
“Unë nuk kam besim, asnjë nuk del hapur të kundërshtojë me siguri që vaksina nuk shkakton autizëm”.
“Personalisht kam marrë shumë frikë nga vaksinat pasi dëgjoj shpesh të shprehen se nuk janë të sigurta apo nuk kanë një cilësi të mirë. Edhe pse fëmijën tim e kam vaksinuar sërish mendoj se janë të pasigurta”!
Duan apo nuk duan prindërit frikësohen më tepër nga sëmundjet sesa nga vaksinat, dhe kështu duhet të jetë! Edhe pse ata mund të jenë dyshues në lidhje me to, sërish nuk qëndrojnë indiferentë, pra atyre ju intereson kjo temë, sepse herët apo vonë, mosvaksinimi mund të shkaktojë një epidemi, madje nga ato epidemitë që mund t’i tregonte me shumë dhimbje një prind i viteve 1700, por fatmirësisht zbulimi dhe përdorimi i tyre bëri të mundur që epidemitë të mos i njohim më që nga viti 1979.
Vaksinoni, mbroni, parandaloni!

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X