Fëmijët 22 muajsh bëjnë një dremitje në ditë dhe kanë nevojë për 10-12 orë gjumë gjatë natës dhe 2-3 orë gjatë ditës, mesatarisht. Shumë fëmijë 22 muajsh do të jenë në gjendje të qëndrojnë zgjuar më shumë se 5 orë, por nëse fëmija juaj 22 muajsh ka ende nevojë të flejë pas vetëm 5 orësh, kjo është absolutisht normale dhe e zakonshme. Nëse vogëlushi juaj qëndron zgjuar 5 orë dhe fle 11-12 orë gjatë natës, përdorni një nga oraret e gjumit të mëparshëm për fëmijët 15-17 muajsh. Kjo tabelë ilustron një orar të zakonshëm nëse fëmija juaj zgjohet më herët, qëndron zgjuar 5 orë e gjysmë para dhe pas gjumit dhe bën një dremitje 2-orëshe.
Megjithatë, për këshilla më specifike mund të drejtoni pyetjen për pediatren tonë në rubrikën diskutimet.
Tabela për fëmijën 22 muajsh | |
Koha | Aktiviteti |
6:30 AM | Zgjimi |
7:00 AM | Mëngjesi plus qumështi |
9:00 AM | Mesvakti |
11:00/11:30 AM | Mesvakti plus qumështi |
12:00 PM | Dremitje |
3:00 PM | Mesvakti plus qumështi |
5:00 PM | Mesvakt i vogël |
6:30 PM | Darka plus qumështi |
7:30 PM | Vënia në gjumë |
Lexo edhe: Oraret e gjumit dhe ushqyerjes së fëmijës 23 muajsh
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.com/it/join?ref=S5H7X3LP
Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks! https://www.binance.com/bg/join?ref=V2H9AFPY
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.