Rrugëtimi i prindërve deri në zgjedhjen e emrit të fëmijës

0 0

Disa nëna i kanë zgjedhur emrat e fëmijëve që nga fillimi i shtatzënisë. Të tjerave u duhen javë për të vendosur. Disa vendosin, pastaj ndryshojnë mendje. Dhe secili prej këtyre skenarëve është normal.

Historia e një nëne me zgjedhjen e emrit:

“Me aq sa mund të kujtoj, burri im dhe unë kishim thënë që nëse do të ishim ndonjëherë me fat sa të kishim një vajzë, do ta quanim Zara. Kështu që kur mbeta shtatzënë dhe zbulova se ishte vajzë, as nuk e diskutuam fare, sepse emri i saj do të ishte vetëm Zara.

Para se ajo të vinte në jetë, ne porositëm një pllakë me emrin për dhomën e saj dhe një çantë me ‘Zara’ mbi të për çerdhe. Ne shkuam deri atje sa të porosisnim çorape me gërmën ‘Z’ mbi to.Ne ishim aq të dashuruar me emrin e saj dhe kaq të gatshëm për të takuar vajzën tonë, Zara.

Në mbrëmjen e Krishtlindjes, unë shkova për të lindur. Pas 15 orësh, ajo erdhi në orën 04:05 në mëngjesin e Krishtlindjes; foshnja e parë e lindur në spital atë ditë. Sapo lindja mbaroi, stafi mjekësor u largua nga dhoma dhe kaosi i lindjes ishte qetësuar duke u kthyer në lumturinë e të porsalindurës, mbaj mend veten duke parë vajzën, burrin që më përqafonte e duke thënë “Mirë se erdhe Zara”.

Por diçka nuk shkonte, nuk rrinte mirë.

“Ndoshta është endorfina ose tronditja e lindjes”, mendova. Kështu që fjeta gjumë dhe prisja të ndihesha më mirë pasi të zgjohesha.

Por kur u zgjova, duke e thirrur atë Zara u ndjeva edhe më keq se më parë. Duke parë fytyrën time, nuk kisha pse të thoja asnjë fjalë. Burri im e dinte atë që mendoja sepse ai ndjehej të njëjtën mënyrë. Po ndienim një presion të madh, me një krijesë të re, pa emra rezervë dhe familja dhe miqtë të gjithë vdisnin të dinin emrin e mbesës së parë.

Pastaj mjekja hyri me një dhuratë për Krishtlindje nga spitali meqë ishte fëmija i parë i lindur në mëngjesin e Krishtlindjes. “Ja një dhuratë për të. Duket si një lule Lulëkuqe”,-tha ajo.

Pashë burrin tim ndërsa të dy kuptuam se ky moment i rastësisë sapo kishte përcaktuar emrin e vajzës sonë. Dhe kur e shikoj tani, nuk mund ta imagjinoja që ajo quhej ndryshe, përveçse Lulëkuqja “.

Po historia e emrave të vogëlushëve tuaj si ka qenë?

Lexo edhe: Emra per vajza dhe emra per djem






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X