Edukimi nëpërmjet ndjekjes së disa rregullave të caktuara është shumë i rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Tek të gjitha familjet duhet të ekzistojnë disa rregulla të caktuara, të cilat duhet të mësohen dhe respektohen nga të gjithë.
Rregulla të prera dhe të qarta
Fëmija nuk ka nevojë të mësojë se çfarë duhet apo nuk duhet të bëjë nëpërmjet sarkazmës apo ironisë, aq më tepër nëpërmjet talljes. Ai ka nevojë për rregulla të qarta, të thjeshta për t’u kuptuar si edhe të pandryshueshme. Të njëjtat rregulla duhet të respektohen nga të gjithë personat që do të kujdesen për fëmijën (gjyshërit, dadoja etj).
Rëndësia e rregullave
Ato do të shërbejnë për ta drejtuar fëmijën drejt kryerjes së një sjellje të mirë, dhe pikërisht për këtë arsye rregullat duhet të jenë tepër të qarta në pasqyrimin e objektivit të tyre. Nëse ju do të vendosni rregulla të gjata dhe të vështira fëmija do ta ketë më të vështirë për t’i mbajtur mend, dhe për pasojë nuk do të arrijë të sillet në mënyrën e duhur.
Rregullat dhe ndëshkimet
Fëmija ka shkelur një prej tyre? Në këtë rast ju duhet t’i flisni dhe ta bëni atë të kuptojë. Të “edukuarit” nëpërmjet ndëshkimeve do ta bëjë fëmijën të mos e kuptojë gabimin që ka bërë si edhe të ndihet i refuzuar prej jush, gjë e cila do të shkaktojë tek ai një sjellje negative. Komunikimi është çelësi i rritjes së një fëmije të lumtur dhe të edukuar.
Lexoni edhe: Shuplakat edukese, ja perse nuk duhet ti perdorni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu