Rrëfimi i dhimbshëm, Meghan Markle paska humbur një fëmijë këtë verë

0 0

Meghan Markle paska mbajtur gjatë kësaj kohe një sekret të dhimbshëm për të e për familjen e saj. Ajo ka zbuluar së fundmi se ka ka kaluar një abort gjatë muajve të verës si dhe ka ndarë përjetimet për këtë ngjarje të hidhur.

“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin. Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim. E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim”, ka rrëfyer Meghan në një intervistë.

Ajo ka treguar se gjatë asaj kohe u përpoq të shfaqej e fortë dhe e guximshme në publik dhe ka kujtuar momentin kur falenderoi një gazetar që e pyeti gjatë një interviste se si ishte me shëndet.

“Unë iu përgjigja me sinqeritet, duke mos ditur që ajo që thashë do të jehonte kaq shumë tek nënat e reja dhe tek më të moshuarat, tek kushdo që në mënyrën e vet vuante në heshtje. Përgjigja ime ju dha njerëzve mundësinë për të treguar të vërtetat e tyre. Por nuk ishte përgjigja e sinqertë që më ndihmoi, por pyetja vetë”, ka shkruar Meghan.

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë, në 6 maj 2018 me vogëlushin e tyre Archie.

Lexo edhe: Modelja humb foshnjën që priste, publikon foto me të në krahë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X