Roli i proteinave ne rritjen e femijes

0 0

Gjatë viteve të para të jetës rritja e fëmijës ecën me ritme të shpejta, dhe për këtë arsye nevojat për energji dhe proteina janë të mëdha. Shpesh nënat i kushtojnë rëndësi sasisë së yndyrnave dhe sheqerit që fëmija merr nëpërmjet ushqimit, duke harruar rëndësinë e proteinave.
Proteinat dhe rëndësia e tyre
Ato mund të konsiderohen si “tullat” që organizmi i fëmijës përdor për të ndërtuar inde të reja si edhe për të riparuar ato që tashmë janë dëmtuar. Në ndryshim nga sheqernat dhe yndyrnat, proteinat nuk formojnë rezerva në organizëm për t’u përdorur në momentin e nevojshëm.
Origjina e proteinave
Proteinat mund të jenë me origjinë shtazore (mishi, peshku, veza, qumështi dhe derivatet e tij), ose me origjinë bimore (drithërat, frutat, bishtajoret). Këshillohet që marrja e tyre të jetë 50% bimore dhe 50% shtazore gjatë ditës. Marrja e një sasie tepër të madhe (pra më të lartë se normalja) gjatë viteve të para të jetës do të demtonte shëndetin e fëmijës duke qënë se do të mbingarkonte punën e veshkave si edhe do të shkaktonte një humbje të madhe të kalçiumit nëpërmjet urinës, duke rritur gjithashtu edhe rrezikun e shfaqjes së obezitetit apo mbipeshës.
Cilat janë gabimet që nënat bëjnë në lidhje me proteinat?
Në përgjithësi ky gabim lidhet me përdorimin e proteinave shtazore. Gabimi i parë është futja e qumështit të lopës në dietën e fëmijës. Gabimi tjetër përkon me dhënien e një sasie të madhe të mishit, peshkut, djathërave (për shembull vendosja e djathit në supë ndërkohë që brenda saj kemi mish, peshk ose bishtajore). Sasia e proteinave duhet të jetë e balancuar në mënyrë që t’i përshtatet më së miri moshës së fëmijës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X