Edhe rëra e plazhit mund të konsiderohet si një lojë stimuluese për trurin e fëmijës. Ajo quhet rëra kinetike dhe është e formuar nga 98% “rërë”, në të cilën shtohet një polimer i cili e transformon atë në një material që nuk ngjitet në duart e fëmijës, nuk thahet dhe nuk bën pisë. Pra në një lodër ideale për t’u përdorur edhe në shtëpi.
Si mund të përdoret?
Me anën e kësaj rëre fëmija juaj mund të zhvillojë lojra të ndryshme, pasi ajo mund të shndërohet në gjithçka që ai do dhe më pas të ruhet si të gjitha lodrat e tjera për t’u ripërdorur.
Si ndikon në zhvillimin e fëmijës?
Ka efekte pozitive kryesisht në zhvillimin motorik dhe duke filluar nga muaji 14 e ndihmon fëmijës të eksplorojë aspektin sensorial. Është gjithashtu një aktivitet qetësues dhe duke e kaluar nëpër gishta të fal një efekt pozitiv. Është shumë mirë të përdoret si loja e fundit e ditës duke qënë se e qetëson atë para gjumit. Kjo rërë është shumë e mirë edhe për të stimuluar fantazinë e fëmijës, duke qënë se preket, shtypet, jep mundëinë e të krijuarit të lojërave të ndryshme.
Si mund ta përgatisim?
Ju mund ta blini atë në dyqanet e lodrave të fëmijës, por mund ta përgatisni edhe vetë duke përzier 300 gr niseshte misri, 300 gr miell integral dhe 100 ml vaj. I përzieni të gjitha duke përftuar kështu një masë homogjene.
Rregjistrohu edhe ti ne portalin pernenat.al duke klikuar ne: https://www.pernenat.al/register
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu