Renia e flokeve pas lindjes, ja cfare duhet ta konsumoni per ta ndaluar

0 0

Rënia e flokëve është një shqetësim që shfaqet tek shumë nëna pasi kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre, megjithatë duhet t’ju themi se nëse do të konsumoni ushqimet e duhura gjithçka mund të marrë një tjetër drejtim, kjo pasi disa ushqime ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve, duke bërë që ata të mos jenë më të dobët dhe të thatë.

Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë?

Para se gjithash duhet t’ju themi se janë drithërat më të rëndësishmet, të cilat duhet të konsumohen në mënyrë të përditshme. Duhet të specifikojmë ato integrale, dhe kryesisht tërshërën, elbin, të cilat ofrojnë sasitë e nevojshme të magnezit, hekurit, kripërave minerale dhe zinkut, të cilat janë shumë të rëndësishme për të riekuilibruar flokët.

Gjithashtu është shumë e rëndësishme të konsumoni shumë qumësht, në mënyrë që të merrni sasinë e duhur të proteinave për të cilat rrënja e flokut ka nevojë. Një alternativë e mirë do të ishte edhe kosi. Edhe bishtajoret janë shumë efikase (bishtaja, thjerrëza, qiqrat, fasulet) të cilat janë shumë të pasura me aminoacide.

Gruaja duhet të konsumojë edhe fruta të thata (lajthi, bajame, arra) të cilat stimulojnë qarkullimin e gjakut. Duhet të përmendim edhe erëzat (rozamrina, sherebela, borziloku), të cilat luftojnë plakjen e flokut.

Nëse mendoni se do të ishte më praktike edhe për periudhën e pas lindjes, mund të shkurtoni gjatësinë e flokëve tuaj.

Artikuj te ngjashem: 5 arsye per te mbajtur floke te gjate pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X