5 arsye per te mbajtur floke te gjate pas lindjes

0 0

Gjatë muajve të shtatëzanisë flokët tuaj mund të kenë qënë plot me jetë dhe të bukur, kjo falë veprimit të estrogjenit, të cilët favorizojnë rritjen e tyre. Pas lindjes flokët duken pa jetë dhe shpesh duken të yndyrosur, gjë e cila favorizohet nga veprimi i androgjenit, dhe nëse ushqeni me gji edhe nga veprimi i prolaktinës. Një tjetër problem me të cilin gruaja përballet pas lindjes është edhe rënia e tyre, gjë e cila shpesh i frikëson ato dhe i bën të marrin në konsideratë prerjen e tyre, edhe pse mund të kenë kaluar një pjesë të mirë të jetës së tyre me flokë të gjatë.
Këshilla jonë është që nëna të kujdeset për flokët e saj pas lindjes pa menduar për t’i shkurtuar duke qënë se flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e paraqitjes së gruas, po tjetër? Cilat janë arsyet e tjera që një grua nuk duhet të presë flokët e saj pas lindjes së fëmijës?
Ja 5 arsyet
1. Domethënie afeksioni

Para se të bëhemi nëna kemi qënë vajza dhe fëmijë, dhe ndoshta disa prej nesh flokët e gjatë i kanë shoqëruar për një pjesë të madhe të jetës së tyre, e ndoshta që në vegjëli. Për disa gra flokët e gjatë kanë një domethënie shumë të madhe, e cila lidhet me karakterin e saj, gjë e cila i bën ato të jenë më të vendosura për t’u kujdesur më tepër për flokët duke mos marrë në konsideratë prerjen e tyre. Shpesh prerja e flokëve, sidomos nëse kanë qënë të gjatë për gjatë gjithë jetës e demoralizon gruan, e cila është mësuar me to, është mësuar të shikojë gjithmonë veten e saj me flokë të gjatë, t’i ndiejë dhe t’i prekë ato. Ndoshta mund të duket e çuditshme, por për disa gra prerja e flokëve mund të jetë një traumë e vërtetë, dhe më bësoni se ndodh vërtet kështu!
2. Sinonimi i bukurisë
Flokët e gjatë lidhen shpesh me bukurnë femërore, joshjen dhe sensualitetin e saj. Edhe pse në ditët e sotme koncepti i bukurisë dhe modës është më kompleks se kaq, mendojmë se sharmi që flokët e gjata i japin gruas është i pamohueshëm. Shpesh flokët e gjata mund të ndihmojnë edhe në vendosjen në “errësirë” të disa defekteve si për shembull veshëve të mëdha apo hundës së madhe. Kur është mundësia përse të mos përfitojmë nga ky fakt për t’u ndier dhe për të qënë më të bukura?
3. Trajtimi i flokëve
Nuk mund të pretendoni se flokët e shkurtër nuk kanë nevojë për t’u trajtuar. Kujdesi ndaj tyre duhet të jetë i njëjtë qofshin ato të gjata apo të shkurtra, dhe këtë mund të bëni edhe me produkte krejtësisht natyrale, të cilat nuk kërkojnë ndonjë shpenzim të madh parash. E kush nuk ka në shtëpi disa kokrra veze dhe pak vaj ulliri? Do të mjaftonte kaq për të bërë një maskë të mrekullueshme, e cila do t’ju jepte atyre shkëlqim dhe jetë. Nëse keni mundësi të bëni më tepër se kaq do të ishte në favorin e shëndetit të flokëve tuaj.
4. Keni më shumë mundësi veprimi
Të menaxhosh një model të shkurtër flokësh nuk është gjithonë e lehtë, duke qënë se nuk ke shumë mundësi zgjedhje. Në përgjithësi flokët e gjatë të lejojnë të dukesh gjithmonë ndryshe, duke pasur mundësi të përshtatësh krehjen e tyre në varësi të veshjes apo ceremonisë që do të shkosh. Ndonjëherë do të mjaftonte një gërshet i bukur për t’ju bërë të ndiheni e veçantë dhe e bukur.
5. Do të evitoni fazën e rritjes
Pasi i keni prerë flokët do të përballeni me fazën e rritjes së tyre, e cila është një periudhë e tmerrshme! Megjithatë çdo grua duhet të ndihet e lirë të zgjedhë të mbajë modelin e flokëve që ajo dëshiron, këto janë thjesht disa këshilla bukurie për t’ju bërë të ndiheni më mirë.
Lexo edhe:
A mund te lyejme floket gjate shtatezanise?
Si te kujdesemi per floket pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X