Rendesia e te luajturit vetem per femijen

0 0

Shpesh prindërit presin me padurim që fëmijët të rriten dhe të mund të luajnë me njëri-tjetrin. Ndërkaq fëmija vazhdon të luajë me nënën dhe babain, të cilët në më të shumtën e kohës zhvillojnë lojëra të ndryshme. Por a është e drejtë kjo? A duhet të jetë gjithmonë prindi ai që organizon dhe udhëheq lojën e fëmijës?

Ja çfarë shprehet në “Creativechild” nga Michelle Dempsey, shkrimtare dhe njëkohësisht nënë e një fëmije të vogël.

“Pasi kthehesha nga puna isha unë ajo që gjithmonë organizoja lojëra për vajzën time, por një ditë vendosa të mos e bëja më, jo sepse nuk doja por sepse kisha nevojë të qetësohesha pak, ashtu si edhe ju të gjitha. E lashë vajzën time në dhomën e saj dhe më pas e vëzhgoja nga jashtë si ajo sillej. Mund të them se mënyra e organizimit dhe lojërat që filloi të zhvillonte me lodrat e saj ishin të një niveli të mirë dhe kështu ajo filloi dalëngadalë të bëhej më e pavarur në atë pjesë. Ju do të pyesni ku qëndron rëndësia e gjithë kësaj? Pse duhet fëmija të luajë vetë?

Nëse ju do të jeni gjithmonë, do t’i tregoni fëmijës së cfarë të bëjë dhe si të argëtohet dhe kështu kreativiteti do të mbetet në nivele shumë të ulëta. Unë vura re se vajza ime gjithnjë e më shumë bëhej “eksperte në atë pjesë”. Nga ana tjetër edhe unë kisha pak minuta kohë për veten time”.

Për të gjithë prindërit….

E lini fëmijën tuaj të luajë vetë pasi ka ngrënë ushqim apo pasi ka bërë banjo, pasi sipas disa studimeve në këtë moment fëmija zakonisht ndihet i qetë dhe i lumtur. Kështu edhe ju do të pushoni pak, e meritoni!

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X