Pjesëmarrja e babait të ardhshëm në sallën e lindjes është diçka tepër emocionuese, e cila në ditët tona praktikohet gjatë një lindje me operacion çezarian.
Përse është e rëndësishme që babai të jetë prezent?
Lindja me operacion është e vështirë, por kjo nuk e përjashton mundësinë e të qënit prezent të babait. Ja ku qëndron rëndësia e kësaj.
- Ai do ta bëj gruan të ndihet më e sigurt. Fytyra dhe zëri i njeriut të zemrës do ta bëjnë atë të ndihet edhe më e qetë.
- Ai do të jetë prezent në jetën e fëmijës menjëherë sapo vjen në jetë. Shpesh ai e ndien veten të përjashtuar përsa i përket lindjes së fëmijës dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për ta bërë të përjetojë giithçka rreth proçesit.
- Babai do të dijë se çfarë ka ndodhur në sallën e lindjes. Kështu edhe gruaja do të ndihet më e sigurt që ai e di si është ndier. Kjo do të sjellë përfitime edhe në gjendjen psikologjike të saj.
- Do të jetë në gjendje të bëjë një fotografi unike dhe plot me emocione. Ai mund të filmojë dhe fotografojë çdo moment duke mundësuar kështu disa kujtime tepër të veçanta dhe domethënëse në jetën tuaj.
Lexoni edhe: Edhe babai ka nevoje te jete prezent ne jeten e femijes…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu