Rëndësia e kolagjenit për lëkurën, sidomos pas kësaj moshe

0 0

Çfarë është kolagjeni?

Kolagjeni është proteina më e bollshme në lëkurën tonë, e cila përbën 75-80% të saj. Së bashku me indet elastike, kolagjeni gjendet në shtresën e mesme të lëkurës dhe i jep asaj plotësi, rini e freski.

Kolagjeni gjendet gjithashtu në kocka, tendina, ligamente, organe, muskuj, enët e gjakut, flokët dhe është përbërësi kryesor i indeve tona lidhëse.

Xhelatina është forma më e përhapur e kolagjenit dhe është marrë nga lëkura, kërci dhe kockat e kafshëve në ujë. Shpesh përdoret si një trashës për xhelatinën e frutave dhe pudingut.

Pse duhet të kujdesemi që të marrim kolagjen?

Është shumë e thjeshtë, përgjigja e parë dhe më e dukshme do të ishin rrudhat. Me fjalë të thjeshta, kolagjeni e bën lëkurën tonë më të plotë dhe rinore. Trupi ynë prodhon vazhdimisht kolagjen, por pas moshës 25 vjeçare, më shumë humbasim sesa prodhojmë. Pikërisht pas kësaj moshe fillojnë të shfaqen dhe rrudhat.

“Konsumi i kolagjenit mund të rrisë elasticitetin e lëkurës dhe të ndihmojë procesin e riparimit të lëkurës së trupit tuaj, duke inkurajuar kështu trupin për të formuar kolagjenin e ri”.

Kolagjeni ka veti antioksiduese dhe antioksiduesit mbrojnë lëkurën duke kufizuar prodhimin e radikalëve të lirë, gjë që mund të dëmtojë qelizat e lëkurës.

Si rezultat, kolagjeni jo vetëm parandalon shfaqjen e rrudhave, por edhe riparon lëkurën e dëmtuar.

Përveç moshës, në pakësimin e kolagjenit ndikojnë edhe faktorë të tjerë si për shembull konsumi i sasisë së lartë të sheqerit, ekspozimi i tepërt në diell dhe duhanpirja.

Mënyra për të balancuar këtë humbje është një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme dhe shtojcat e kolagjenit.

Gjithashtu përdorimi i kremrave të ditës me përmbajtje të kësaj lënde të rëndësishme.

Lexo edhe: Kater ndryshimet qe ndodhin ne trupin e gruas pas moshes 30 vjeçare






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X