Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

0 0

 

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga gjiri i nënës. Kjo është hipoteza e hedhur nga një studim i ri.

Hulumtuesit zbuluan se qumështi i gjirit nga gratë që e shtrydhin atë me pompë priret të ketë më shumë baktere potencialisht të këqija dhe më pak shumëllojshmëri të mikrobeve miqësore sesa qumështi i nënave që ushqejnë foshnjat e tyre direkt nga gjiri.

Studimi është hapi i fundit në një fushë më të re të kërkimit: Çfarë e përcakton përbërjen e baktereve në qumështin e gjirit dhe cilat janë efektet e mundshme në shëndetin e foshnjave?

“Deri rreth 10 vjet më parë, supozohej se qumështi i gjirit ishte steril,” shpjegon hulumtuesja Meghan Azad.

Megjithatë, trupi i njeriut po mbushet me baktere rezidente dhe mikrobet të tjera. Dhe kërkimet kanë filluar të ndriçojnë se si këto baktere, veçanërisht ato në zorrë, prekin proceset e trupit dhe rreziqet e sëmundjeve.

Disa nga këto studime janë fokusuar në qumështin e gjirit, duke gjetur se në të vërtetë ai përmban një bollëk të baktereve, sipas Azad. Por kjo lë shumë pyetje pa përgjigje, duke përfshirë: Nga vijnë ato baktere? Dhe çfarë faktorësh e bëjnë qumështin e gjirit të një gruaje ndryshe nga një tjetër?

Një teori është se bakteret “migrojnë” nga trakti intestinal i nënës në qumështin e saj të gjirit, tha Azad.

Por mund të ketë faktorë të tjerë që ndikojnë, tha ajo. Gjetjet e reja sugjerojnë se mënyra e dhënies së qumështit të gjirit, direkt ose duke pompuar, është një nga këta faktorë.

Qumështi i shtrydhur me pompë priret të jetë më i lartë në disa familje bakteriale që ndonjëherë mund të shkaktojnë infeksione, të tilla si Stenotrophomonas dhe Pseudomonadaceae.

Përtej kësaj, qumështi i dalë direkt nga gjiri tek fëmija, kishte një diversitet më të madh të baktereve të mira. Dhe këtu përfshiheshin mikrobet që zakonisht gjendeshin në gojë.

Ky zbulim sugjeron që bakteret gojore të foshnjave janë një burim i mikrobeve që gjenden në qumështin e gjirit, sipas Azad.

Nuk është ende e qartë nëse mënyra e të ushqyerit ndikon në balancën e baktereve në shëndetin apo zhvillimin e foshnjave, tha Azad.

Hulumtimet e kaluara, vuri në dukje ajo, kanë treguar se mikrobet e zorrëve janë të rëndësishme në zhvillimin e sistemit imunitar të foshnjave. Dhe ndërprerja e kontaktit me këto baktere në fillim të jetës ka qenë e lidhur me rreziqet më të larta të alergjive dhe astmës.

Ushqyerja nga gjiri është “ideale”, megjithatë nënat duhet të marrin në kosnideratë gjtihë faktorët dhe t’i ushqejnë fëmijët sipas mënyrës që u përshtatet atyre. “Ne rekomandojmë ushqyerjen ekskluzive me gji për gjashtë muajt e parë të jetës” tha Feldman-Winter.

Megjithatë, nëse nëse janë në gjendje të ushqejnë me gji vetëm për javët e para, kjo është më mirë sesa të mos e bëni kurrë.

Lexo edhe: Me pompen e gjirit ne restorant, modelja shqiptare ne Amerike/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X