Qumështi i grave mund t’ju shpëtojë jetën foshnjave me sëmundje të lindura të zemrës

0 0

Me një rrezik më të ulët për të pasur kompikime serioze dhe përmirësim të dukshëm në rezultatet e ushqyerjes dhe rritjes, qumështi i nënave preferohet si dieta më e mirë për foshnjat që kanë sëmundje të lindura të zemrës (CHD), thotë një studim i  Advances in Care Neonatal.

Studentët nga Shkolla e Infermierisë në Universitetin e Pensilvanisë, Philadelphia, shqyrtuan dhe analizuan gjashtë studime mbi përfitimet e qumështit të nënave dhe ushqyerjes me gji për foshnjat me CHD. Konkluzioni ishte se shumë rezultate të përmirësuara të këtyre foshnjave lidheshin me qumështin e nënës që u jepej fëmijëve të sëmurë në gjendje kritike. Për këtë arsye qumështi i grave duhet të konsiderohet si një ndërhyrje mjekësore për foshnjat me sëmundje kardiovaskulare.

‘Qumështi i nënës’ është ushqimi më i rekomanduar për foshnjat me CHD.

Sëmundjet e lindura të zemrës janë kategoria më e zakonshme në defektet e lindjes, pasi diagnostikohen 1 në 1 mijë bebe të porsalindur dhe foshnja çdo vit.

Por, ndërsa përfitimet e qumështit të nënës për foshnjat e parakohshme dhe të shëndetshme janë të dokumentuara mirë, ka pak të dhëna për rolin e qumështit të nënës në rezultatet kyçe për foshnjat me CHD.

  • Necrotizing enterocolitis (NEC) është një komplikim tjetër serioz në të cilin ka dëme në zorrë. Bazuar në studimet që tregojnë se një dietë me qumështin e nënës mund të zvogëlojë rrezikun e NEC në foshnjat e parakohshme, i njëjti rekomandim vlen edhe për foshnjat me sëmundje CHD.
  • Chylothorax është një ndërlikim i rrallë i operacionit i karakterizuar nga qarkullimi jonormal i lëngjeve limfstrualë rreth mushkërive, që mund të ketë rreziqe të rënda. Studimet kanë treguar se yndyra nga qumështi i nënës lejon që foshnjat të vazhdojnë të marrin një dietë të qumështit të njeriut gjatë trajtimit për chylothorax.
  • Foshnjat me CHD janë gjithashtu në rrezik për t’u ushqyer me vështirësi duke bërë kështu që të rriten me ngadalë dhe të shtojnë në peshë. Studimet kanë treguar se një dietë e qumështit të nënës mund të përmirësojë shtimin në peshës tek foshnjat me sëmundje të zemrës. Por për shkak të shqetësimeve të tjera të ngutshme në këto foshnja, ushqyerja me gji ose qasjet alternative për të siguruar qumështin e nënës shpesh nuk shihen si një prioritet.

Qumështi i nënës është i rëndësishëm për të mbrojtur fëmijën me CHD nga infeksionet, për të zvogëluar rrezikun e NEC, për të përmirësuar tolerancën e ushqimit dhe për të mbrojtur trurin e foshnjave,  për përmirësimin e rezultateve të zhvillimit.  Bazuar në këto prova, profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë një detyrë etike për të ndihmuar familjet tq informohen në lidhje me të ushqyerit për foshnjën e tyre me probleme në zemër.

Nuk është e thënë se qumështi duhet të jetë vetëm nga gjiri i nënës së foshnjës. Nëse është e nevojshme qumështi edhe mund të dhurohet i pasterizuar.

Hapa të tjerë mund të përfshijnë kontaktin lëkurës më lëkurë sa më shpejt që të jetë e mundur pas lindjes dhe mbështetjen e nënave për të ushqyer me gji dhe për të monitoruar rritjen e foshnjave me qumësht.

Lexo edhe:Çfare shije ka qumeshti i nenes?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X