Për të garantuar sasinë e duhur të hekurit dhe vitaminës D, për fëmijët e moshës 1-3 vjeç, qumështi formulë është më i përshtatshëm se qumështi i lopës. Kjo mbështetet në një studim klinik të botuar në revistën shkencore American Journal of Clinical Nutrition nga një grup hulumtuesish evropianë në fund të një testimi që përfshinte më shumë se 300 fëmijë të kësaj grupmoshe.
Qumësht lope apo formule?
Në veçanti, sasi të ndryshme të hekurit dhe vitaminës D u krahasuan nga analizimi i qumështit të lopës dhe qumështit formulë për fëmijë. Pas mbledhjes së të dhënave, studiuesit për herë të parë treguan se qumështi formulë, në krahasim me qumështin e lopës, kontribuon në uljen e rrezikut të mungesës së hekurit me 58% dhe atë të vitaminës D me 78% midis muajve të 12 dhe 36 të jetës së një fëmije.
1.000 ditët e para të jetës janë të rëndësishme
Siç është shpjeguar nga Marcello Giovannini, profesor i Pediatrisë në Universitetin e Milanos dhe themelues i Shoqërisë italiane pediatrike të të ushqyerit, hekuri dhe vitamina D janë ndër mangësitë më të zakonshme ushqimore te fëmijët dhe meritojnë vëmendjen e duhur. Një dietë e ekuilibruar dhe ekspozimi i moderuar në diell të ndihmojë në uljen e rrezikut të mungesave, por kjo nuk është gjithmonë e lehtë në 1000 ditët e para të jetës “ushqyerja e duhur është vendimtare dhe zgjedhja dhe roli e qumështit mund të ndikojë jo vetëm në rritje, por edhe në mirëqenien e ardhshme të fëmijës. Përdorimi i një formule mund të jetë një strategji efektive për të parandaluar rrezikun e mungesës së hekurit dhe vitaminës D “.
A e dini se?
Qumështi i lopës, i cili ka një përmbajtje proteinash të trefishtë në krahasim me qumështin e nënës, është i varfër në hekur dhe nuk duhet të jepet para moshës 12 muajshe. Një qëndrim edhe më konservativ sugjeron të shtyjë futjen e tij pas 24-36 muajsh.
Lexo edhe: Kur duhet t’jua fillojme femijeve qumeshtin e lopes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu