Një nga faktorët kryesor për t’i mësuar fëmijët tuaj të hanë mirë dhe shëndetshëm është prezantimi i një varieteti ushqimesh, shijesh që në një moshë të hershme. Preshi në ketë pure është një zëvendësues për shijen e qepës dhe do të jetë mënyrë e mirë për të ndihmuar bebin tuaj të fillojë zbulimin e ushqimeve dhe shijeve të reja!
Përbërësit
- 1 presh i prerë hollë;
- 1 patate e qëruar dhe prerë në formë kubike;
- 1 fileto pule e gatuar dhe e prerë në kubikë;
- 1 gotë ujë;
- 1 lugë vaj ulliri.
Përgatitja e puresë
- Nxeheni vajin në një tigan në nxehtësi mesatare.
- Shtoni preshin dhe e gatuajeni për 5 minuta.
- Në një tenxhere të vogël vloni ujin.
- Shtoni në tenxhere pataten dhe lëreni të ziejë për 10 minuta ose deri sa të zbutet.
- Kaloni të gjithë përbërësit së bashku me fileton e pulës së parapërgatitur në blendër.
- Grini deri sa të formohet një masë kremoze dhe shtoni pak ujë nëse nevojitet.
Kjo recetë rekomandohet për bebe nga 9 deri në 12 muajsh.
Lexoni edhe: Pure me peshk, karrota dhe presh, nje recete qe bebi juaj do ta adhuroje.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu