Pure me peshk, karrota dhe presh, nje recete qe bebi juaj do ta adhuroje.

0 0

Peshku është një ushqim fantastik për fëmijën tuaj. Jo vetëm që është i pasur me acidet yndyrore si omega 3, që është esencial për zhvillimin e bebit dhe sistemit të tij nervorë, por gjithashtu është i pasur edhe me proteina që do të ndihmojnë rritjen e bebit. Kjo është arsyeja se përse e kemi perfshirë peshkun në këtë recetë të cilën bebi juaj do ta adhurojë.

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Përbërësit:

⦁ 100g fileto peshku
⦁ 3 karrota të qëruara e të pastruara
⦁ 1 presh i copëtuar
⦁ ½ gotë me ujë

Përgatitja:

1. I piqni në avull përbërësit për 15 minuta. Nëse nuk i keni mundësitë për ti pjekur me avull, atëherë thjesht i zieni.
2. Kalojini përbërësit në blender derisa ata të kthehen në një masë kremoze.
3. Që masa të bëhet e njëtrajtshme, mund t’i shtoni pak ujë.

Kjo pure mund të rezistojë 3 ditë në frigorifer ose 2 muaj në ngrirje.

Kujdes! Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se t’i prezantoni bebit tuaj ushqime të reja.

Lexoni dhe: Pure me bizele, spinaq e molle 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X