Pse qumështi rekomandohet për fëmijët dhe çfarë qumështi është më i miri për ta

Edhe kur një foshnje pi qumësht gjiri ose edhe kur pi në formulë që bazohet tek qumështi i lopës apo i sojës, edhe kur një fëmijë i vogël pi qumësht me çokollatë, ose dhe kur një adoleshent pi qumësht me nivel të ulët yndyre, qumështi është një pjesë e rëndësishme e ushqyerjes së fëmijëve.




0 0

Përveçse u siguron fëmijëve një shumëllojshmëri vitaminash, mineralesh dhe ushqyes të tjerë për t’i mbajtur ata të shëndetshëm, qumështi është veçanërisht i rëndësishëm për të ndihmuar në ndërtimin dhe ruajtjen e kockave të forta.

Llojet e Qumështit

Megjithëse shumica e prindërve mendojnë për qumështin e lopës kur mendojnë për qumështin, në të vërtetë ka një shumëllojshmëri të llojeve të qumështit dhe pijeve të tjera qumështore që zakonisht mund ta zëvendësojnë qumështin.

Llojet e ndryshme të qumështit që fëmijët mund të pijnë:

  • qumësht i pastër
  • qumësht me yndyrna të zvogëluara (2 përqind), me yndyrë të ulët (1 përqind) dhe qumësht pa yndyrë.
  • qumësht organik
  • qumësht me aroma ose shije të ndryshme, si psh. qumështi me çokollatë dhe qumësht me lulushtrydhe.
  • qumësht orizi
  • qumësht bajameje
  • qumësht soje
  • qumësht dhie
  • qumesht nga arrat e kokosit
  • qumështi i kondensuar
  • qumesht i avulluar
  • qumështi i papërpunuar (ekspertët rekomandojnë që fëmijët nuk duhet të pijnë qumësht të papërpunuar, që nuk është i pasterizuar (pastruar) dhe nuk është i fortifikuar me vitaminë D ekstra)

Disa njerëz pijnë edhe qumësht kërpi në ditët e sotme.

Ushqyerja me Qumësht

Shumë fëmijë nuk pijnë mjaftueshëm qumësht, gjë që është për të ardhur keq sepse qumështi është një burim i mirë i shumë vitaminave, mineraleve dhe ushqyesve të tjerë të rëndësishëm.

Qumështi i lopës konsiderohet zakonisht një pjesë kyçe e një diete të shëndetshme për fëmijët, pasi u siguron atyre një burim të mirë me:

vitamina D

kalcium

vitamina A

proteina

vitaminë B12

Kalium

Gjithashtu, fëmijët që pijnë qumësht nuk kanë gjasa të pijnë pije të tjera më pak ushqyese, siç janë pijet me gaz dhe pijet e frutave.

  • Nëse i jepni fëmijës tuaj një pije “qumështore” me proteina jo-qumështore, sigurohuni që të kontrolloni etiketën për të parë nëse është i fortifikuar ose i pasuruar me të gjitha vitaminat dhe mineralet që gjenden tek qumështi i lopëve. Gjithashtu, jini të vetëdijshëm se përveç qumështit të sojës, shumica e qumështeve të bimëve kanë fare pak proteina.

Rekomandimet e qumështit për fëmijët

Në përgjithësi, fëmijët e vegjël duhet të pijnë qumësht të pastër të lopës nëse nuk kanë alergji nga qumështi pasi kanë mbushur 12 muajsh.

Mbani mend se fëmijët e vegjël që ushqehen me gji dy ose tri herë në ditë ose që ende pijnë një formulë të fortifikuar për të vegjlit, jo domosdoshmërisht duhet të pijnë qumësht. Ata kanë gjasa të kenë nevojë për vitaminë D shtesë, edhe nëse ata janë duke u ushqyer me gji dhe nuk kanë marrë vitamina D nga një burim tjetër.

Për sa qumësht kanë nevojë fëmijët tuaj?

Kjo varet nga mosha e tyre, por rekomandimet e zakonshme janë që fëmijët të cilët janë:

  • 2-8 vjeç, të pinë 2 gota qumësht çdo ditë
  • 9-18 vjeç, të pinë 3 gota qumësht çdo ditë.

Natyrisht, nëse fëmijët tuaj nuk pinë qumësht, mund ta zëvendësoni me gjëra të tjera nga grupi ushqimor i qumështit, si djathi dhe kosi ose ushqime të tjera me nivel të lartë kalciumi dhe vitamine D.

Edhe nëse fëmijët tuaj (mbi moshën 12 muaj) pinë qumësht, ata ka gjasa që të kenë nevojë të hanë disa ushqime të tjera që janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D për të arritur sasinë e përditshme që nevojitet.

Pirja e tepërt e qumështit nuk është një ide e mirë. Përveç kalorive shtesë, pirja e tepërt e qumështit është një rrezik për aneminë nga mungesa e hekurit.

Kaloritë nga qumështi

Marrja e shumë kalorive është një problem për shumë fëmijë mbipeshë. Përveç kryerjes së aktivitetit të mjaftueshëm fizik çdo ditë, këta fëmijë shpesh kanë nevojë të ulin sasinë që marrin dhe të heqin disa kalori.

Eliminimi i qumështit për shkak të shqetësimit rreth kalorive që merr fëmija  nuk është një ide e mirë. Në vend të kësaj, ju mund t’I jepni fëmijës qumësht me yndyrë të ulët.

Alergjitë nga qumështi

Nëse fëmija juaj ka alergji nga qumështi dhe është me të vërtetë alergjik ndaj proteinave të qumështit, atëherë ai nuk duhet të pijë qumësht ose të konsumojë produktet e bëra nga qumështi. Këta fëmijë mund të zhvillojnë simptoma të alergjisë, të cilat mund të shkojnë nga pucrat e deri te simptomat më të rënda, të tilla si vështirësitë në frymëmarrje, vjellja, diarreja, apo edhe anafilaksi.

Fëmijët me alergji ndaj qumështit duhet të kthehen tek burimet ushqimore që nuk vijnë nga qumështi për të marrë mjaftueshëm kalcium dhe vitaminë D në dietën e tyre. Ata gjithashtu duhet të shmangin të gjithë llojet e qumështit dhe produktet e tij deri sa të tejkalojnë alergjinë e tyre ndaj qumështit.

Më e zakonshme se alergjia ndaj  qumështit është intoleranca e laktozës, në të cilën fëmijët mund të tolerojnë disa produkte qumështi, por zhvillojnë gazra, diarre, dhimbje barku, të vjella dhe fryrje.

Ndryshe nga rastet e alergjisë së qumështit, në të cilën fëmija ka probleme me proteinat që ndodhen në qumësht (madje edhe kur ato janë në sasira të vogla), fëmijët me intolerancë ndaj laktozes kanë problem në tretjen e laktozës, sheqerit në qumësht.

Fëmijët me intolerance ndaj laktozes zakonisht mund të tolerojnë disa produkte qumështi, edhe pse sasia varet nga secili fëmijë.

Lexo edhe: Qumështi i gjirit dhe dy përdorimet e tij të mrekullueshme që nuk i njihnit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Si të mbrojmë stomakun gjatë...

Antibiotikët kryejnë funksionin e eliminimit të infeksioneve bakteriale brenda trupit. Por antibiotikët nuk pastrojnë vetëm sëmundjen që shkaktojnë bakteret e këqija. Ata gjithashtu vrasin bakteret "e mira" të pranishme në...

Sekreti në ushqyerje që na...

EPIC, një studim i fundit multidisiplinar i publikuar në revistën shkencore "PLOS Medicine", ka treguar se shumëllojshmëria e ushqimit është baza e jetëgjatësisë. Për studiuesit, në fakt, "diversiteti në të...

Ide për ushqime të shëndetshme...

Ditët e fundit është bërë publik lajmi se Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë kanë vendosur të ndalojnë disa ushqime që konsiderohen të pashëndetshme për t’u marrë me vete nga...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X