Pse nuk duhet “të presim” … me fëmijët që kanë vonesë në të folur, nga logopedja Aurora Lushej/ VIDEO

0 0

Duke qenë se faqja jonë është komuniteti virtual ku secila nënë ka mundësinë të shprehë shqetësimin e saj e të marrë mendime nga eksperiencat e nënave të tjera, të shumta janë problemet që na adresohen në lidhje me shëndetin e zhvillimin e fëmijës.

Një ndër tematikat kryesore për të cilën shkruajnë nënat në faqen tonë është vonesa në të folur e fëmijëve të tyre. Ka nga ato nëna që tregojnë se vogëlushët e tyre flasin shumë pak fjalë, ka të tjera që shprehen se fëmijët dinë një numër të caktuar fjalësh dhe vetëm ato përsërisin etj.

Duke marrë shkasë nga fakti që mesazhe të tilla janë shumë të shpeshta, në bashkëpunim me logopeden Aurora Lushej, kemi menduar të sjellim një cikël artikujsh për këtë tematikë, me shkrime informuese dhe video shpjeguese sesi të ndihmoni fëmijët të kapërsejnë këtë vonesë.

Për më tepër, mund të lexoni shkrimin dhe ndiqni videon e logopedes:

“Prit edhe pak se nuk është gati.”

“Djemtë flasin më vonë se vajzat.”

“Kushëriri i tij ka folur me vonesē.”

“Motra flet në vend të tij dhe nuk e lë të flasē.”

Këto janë frazat më të zakonshme që dëgjojnë prindërit e një fëmije me vonesë në të folur kur kërkojnë këshilla nga njerëzit që i rrethojnë. Fëmijët që flasin me vonesë janë ata të cilët kuptojnë mirë por kanë numër të limituar fjalësh në krahasim me moshën që kanë. Studimet tregojnë se 70-80% e fëmijëve me të folur të vonuar, do arrijnë ta kapërcejnë këtë vështirësi dhe të jenë në të njëjtin nivel me moshatarët. Po 20-30% ?!! Pjesa tjetër nuk do arrijnë dot në nivelin e moshatarëve të tyre, ata do kenë vështirësi të vazhdueshme në gjuhë, lexim apo shkrim, që do ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Qëllimi i drejtimit tek një specialist i fushës dhe ndërhyrjes së hershme, është të ndihmojë atë 20-30% të fëmijëve që nuk do e zhvillojnë gjuhën në mënyrë autodidakte. Kur takojmë një fëmijë, ne nuk e dimë nëse ai bën pjesë në 20-30% apo 70-80%. Ja pse rekomandohet terapi logopedike për të gjithë fëmijët që kanë vonesë në të folur. Terapia logopedike nuk ndihmon vetëm fëmijët por edhe prindërit, duke i trajnuar dhe këshilluar se si të përdorin strategjitë e duhura për të ndihmuar fëmijën e tyre në shtëpi.

Videoja e mëposhtme demostron disa aktivitete që mund të bëni në shtëpi për të nxitur të folurin tek fëmija juaj.

MSC. AURORA LUSHEJ

Logopede/Terapiste ABA

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Këshilla për trajnimin e tualetit...

Presioni për të mësuar fëmijën të shkojë në tualet mund të jetë intensiv. Çerdhja ose kopshti i fëmijës suaj ka caktuar një afat. Ju dëshironi të vazhdoni me të tjerët...

Rëndësia e vizatimeve të fëmijëve...

"Interpretimi i vizatimit të fëmijëve - zbulo fëmijën tënd" është një nga librat e psikologes Lorela Garuli e cila ka vënë këtë libër udhëzues në dispozicion të prindërve, mësuesve, edukatorëve...

Shkëputja dhe rikthimi i fëmijës...

Periudha e vjeshtës është koha kur shumë nëna vendosin të çojnë për herë të parë vogëlushët e tyre në çerdhe, gjë që shoqërohet me ankthin e ndarjes, pasiguritë nëse kanë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X