Pse ka nevojë për kujdes nëna pas lindjes? Histori prekëse

0 0

 

Ka një sasi të pafundme informacioni dhe përkrahjeje për gratë shtatzëna gjatë çdo tremujori të shtatzënisë, por kur të vijë koha për tremujorin e katërt, mbeteni vetëm. Gjithkush përreth jush, duke përfshirë edhe veten, i zhvendos shqetësimet tek fëmija, dhe harron të përshtatet me jetën e re dhe nevojat e nënës. Fotografja Alex Michele kapi një foto të papërpunuar të një momenti të mikeshës së saj pas lindjes. Ndërsa fokusi i të gjithëve ishte në të porsalindurin e adhurueshëm, Alex Michele u tërhoq nga mikja e saj për një arsye shumë të veçantë.

Fotografja tregon sesi ka hyrë në dhomë dhe ka parë mikeshën e saj të zhytur në dhimbje, pas finalizmit të këtij momenti të madh të lindjes. Teksa të gjithë kanë pasur frikë se do të jetë i porsalinduri, ajo ka pasur frikë për shoqen e saj.

Në një foto të mahnitshme, nëna e re është e përkulur pas mbarimit të suksesshëm të lindjes  “Unë të pashë ty, Mama. Pashë dhimbjen në sytë e tu, në fytyrën tënde dhe në trupin tënd, “thotë Alex Michele.

Fotoja është kapur për të treguar se tremujori i katërt është tremujori më i nënvlerësuar nga të gjithë. Pasi foshnja të lindë, të bërit prind nuk është i vetmi ndryshim i madh i jetës që një grua përjeton. Periudha e paslindjes është e mbushur me të gjitha llojet e surprizave të papritura, dhe nuk është e lehtë të ndihesh e vetme dhe si e huaj në lëkurën tënde.

“Ne tentojmë të harrojmë nënën, kur foshnjat vijnë në jetë. Ne pyesim se si është foshnja, për çfarë ka nevojë foshnja, a mund ta mbajmë foshnjën, a mund ta blejmë këtë për foshnjën, por çfarë themi për nënën. Le të mos harrojmë vështirësitë që ajo duroi për ta mbartur këtë fëmijë dhe për rrugën e vështirë përpara saj për t’u shëruar, për ta ushqyer, për të pushuar dhe për të lindur fëmijët e saj të tjerë”.

Nëse vërtet doni të ndihmoni një nënë të re, ofroni të kaloni një pasdite për të mbajtur fëmijën në mënyrë që të mund të flejë.

Lexo edhe: Cili eshte tremujori i katert per femijen?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X