8 gjërat që duhet të dini për tremujorin e katërt

0 0

Këtë verë solla në jetë djalin tim të mrekullueshëm. Por ka disa gjëra që do të doja të mi kishin thënë që më prisnin pas lindjes.

8 gjërat që duhet të dini për tremujorin e katërt

  1. E thjeshtë nuk do të thotë e lehtë.

Ushqeje fëmijën, ndërroji rrobat, ledhatoje, laje, përsëriti. Të gjitha këto janë të thjeshta apo jo? Të kujdesesh për një të porsalindur është e thjeshtë në teori, por t’i bësh këto gjëra çdo ditë nuk është aspak e lehtë për një nënë të re.

  1. Do ta marrësh veten sipas ritmit tënd.

Pas një lindjeje të qetë që shkoi mbarë, unë u zhgënjeva që po e merrja veten aq ngadalë. Njihja gra që menjëherë pas lindjes, dilnin e bënin shumë aktivitete, ndërsa unë nuk po mundja. Në të vërtetë dikush duhet të më kishte thënë se eksperiencat pas lindjes janë të ndryshme për secilën dhe nuk ka afate të përcaktuara se kur e merr plotësisht veten.

  1. Edhe fëmijës i duhet kohë për të marrë veten.

Pas lindjes, im bir pati një problem me kokën dhe nuk ishte ashtu siç unë e kisha menduar. Sa herë ai qante, i kujtoja vetes se edhe ai po merrte veten nga lindja sikur unë.

  1. Do t’ju duhet gjithmonë dikush në takimin me mjekun.

Mes orëve pa gjumë, shpërthimit hormonal e lodhjes, takimet me mjekun do t’ju duken shumë të vështira. Për këtë arsye do t’ju duhet gjithmonë dikush me vete, partneri, motra, nëna, një shoqe etj.

  1. Njerëz që nuk i prisni, do të shfaqen.

Gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes shumë njerëz do të ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e tyre. Disa e kanë kaluar më parë këtë ekpseriencë, të tjerë thjesht janë të gatshëm t’ju ndihmojnë dhe kjo është një nga gjërat e mira të periudhës pas lindjes.

  1. Fitoret e vogla vlejnë për t’u festuar

Duhet të jeni mirënjohëse për çdo arritje e kënaqësi, sado e vogël qoftë.

  1. Nuk është turp të kërkoni ndihmë.

Ndihmën mund ta kërkoni tek profesionistët, si ekpertët e laktacionit, mjekët, fizioteraptistët, psikologët, por edhe tek një person i afërt, nëna, motra, shoqja etj. Ndihma mund të bëjë shumë diferencë në momentet tuaja të vështira.

  1. Gjërat do të bëhen më të lehta dhe situata do të përmirësohet.

Gjithçka do të përmirësohet: gjumi, të qarat e fëmijës largohen dhe do ta zënë vendin buzqeshjet e përkëdheljet.

Lexo edhe: 7 gjerat qe duhet te beni ne spital pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X