Pse duhet t’i jepni gji fëmijës orën e parë të jetës?

0 0

Menjëherë pas lindjes, jepini fëmijës gjirin tuaj për ta thithur. Kjo rrit shanet për një gjidhënie të suksesshme më vonë dhe për të mbrojtur të voglin tuaj nga shumë probleme.

Për fat të keq shumë nëna nuk janë të vetëdijshme për këtë informacion kaq të rëndësishëm dhe disa të tjera nuk kanë mundësi që menjëherë ta kenë foshnjën në krahët e tyre. Rezultati? Sipas UNICEF dhe OBSH, tre nga pesë fëmijë të sapolindur në mbarë botën nuk vendosen në gji në orën e parë të jetës.

Studime mbi këtë temë kanë zbuluar se në dy orë pas lindjes, nëna dhe fëmija janë fiziologjikisht të gatshëm dhe të përgatitur për kontaktin e parë për “ushqim”. Pas kësaj kohe ka një përgjumje dhe rënie të oksitocinës: dy faktorë që mund të pengojnë gjidhënien.

Koha është thelbësore

Raporti i UNICEF konfirmon se kontakti me lëkurën dhe lidhja e hershme janë të rëndësishme për të stimuluar prodhimin e qumështit, duke përfshirë kulloshtrën, sepse ajo është shumë e pasur me vlera ushqyese dhe antitrupa. Kjo nuk është e domosdoshme vetëm për të filluar një gjidhënie të suksesshme, por edhe për të mbrojtur fëmijën. Sipas raportit, foshnjat që ushqehen me gji në orën e parë të jetës kanë më shumë gjasa të mbijetojnë, veçanërisht në vendet e varfëra. Një vonesë edhe disa orë pas lindjes mund të ketë pasoja të dëmshme. “Kur bëhet fjalë për fillimin e dhënies së gjirit, koha është gjithçka. Në shumë vende mund të jetë gjithashtu çështje jete dhe vdekjeje “, tha Henrietta H. Fore, drejtoreshë e përgjithshme e Unicef. “Megjithatë, çdo vit, miliona të porsalindur nuk kanë mundësi të përfitojnë nga ushqyerja me gji direkt pas lindjes dhe arsyet në shumë raste mund të shmangen. Nënat thjesht nuk marrin mbështetje të mjaftueshme për të ushqyer me gji në pak minuta pas lindjes, madje edhe nga personeli shëndetësor”. Vendosja e foshnjës në gji menjëherë pas lindjes, paraqet fillimin më të mirë të mundshëm të jetës.

Ta dini!

Në mënyrë ideale, ushqyerja me gji duhet të fillojë menjëherë pas lindjes së fëmijës. Megjithatë, në qoftë se për arsye të ndryshme nuk mund të përfitojnë nga ky moment, nënat nuk duhet të heqin dorë. Do të duhet vetëm pak durim për të lehtësuar kontaktin e parë.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji mbron femijen nga tumoret






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X