Problemet me gjumin prekin të rinjtë, studiuesit: Rrezikohet shëndeti i tyre mendor

0 0

Kush mendon se gjumi fillon të bëhet i bezdisshëm vetëm pas një moshe të caktuar dhe se të rinjtë gjithmonë flenë të lumtur, duhet ta mendojnë përsëri. Çrregullimet e gjumit, në fakt, mund të prekin edhe fëmijët dhe adoleshentët. Në të vërtetë në këtë grupmoshë këto çrregullime po rriten gjithnjë e më shumë. Konfirmimi i fundit vjen nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik dhe i botuar në revistën mjekësore Journal of Sleep Research.

Një studim i studentëve të universitetit

Hulumtimi u krye në një grup studentësh universitarë të të dy gjinive, të ftuar për t’iu përgjigjur një sërë pyetësorësh lidhur me zakonet e jetës dhe gjumit: në veçanti iu kërkua të tregonin se sa kanë fjetur mesatarisht gjatë javës dhe sa më shumë kanë fjetur në fundjavë. Përveç kësaj, pjesëmarrësit duhej të shprehnin një gjykim mbi cilësinë e gjumit të tyre gjatë natës, duke specifikuar nëse ata ndiheshin të çlodhur në mëngjes ose nëse vuanin nga probleme me pagjumësinë. Qëllimi ishte të kuptohej nëse të rinjtë janë gjithashtu të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të gjumit.

Më pak se 8 orë në natë

Analiza e rezultateve konfirmoi se nuk janë vetëm fëmijët e vegjël, të rriturit dhe të moshuarit që jetojnë netë të shqetësuara. Në rastet e konsideruara, 34.2% e studenteve femra (rreth një në 3) dhe 22.2% e studentëve meshkuj (mbi një në 5) vuajnë nga pagjumësia ose çrregullime të tjera të gjumit. Por nuk është vetëm cilësia e gjumit që është e pamjaftueshme. Gjithashtu nga pikëpamja e cilësisë situata nuk është e qartë: në fakt, gjatë javës të rinjtë flenë më pak se tetë orë në natë, orar që rekomandohet nga ekspertët. Vetëm në fundjavë ata mund të pushojnë pak më shumë se tetë orë.

Një fenomen në rritje të vazhdueshme

Më vonë, autorët i krahasuan të dhënat e studimit me rezultatet e hulumtimeve të tjera. Ata zbuluan se situata është përkeqësuar gjatë viteve të fundit: në të vërtetë, të rinjtë vuanin më pak nga çrregullimet e gjumit. Më konkretisht, në vitin 2010 probleme me pagjumësinë kishin 22.6% e të rinjve (më shumë se një në 5), ndërsa në vitin 2018 përqindja u rrit në 30.5% (më shumë se 1 në 4).

Mendimi i ekspertëve

“Këto rezultate tregojnë për një krizë në shëndetin mendor të të rinjve. Çrregullimet e gjumit kërkojnë patjetër vëmendje dhe përfaqësojnë një problem të mundshëm shëndetësor publik për këtë grup individësh”, komentuan studiuesit.

Lexo edhe: Keni probleme me gjumin? Se shpejti nje kure e re






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X