Probleme me kujtesën? Çfarë thotë studimi më i ri

0 0

Njerëzit që harrojnë shpesh duhet të presin vazhdimin e ditës për të rikthyer në normalitet kujtesën e tyre, sipas rezultateve të një studimi të ri. Kërkimet nga Universiteti i Tokios kanë zbuluar se kujtesa është më e keqe në mëngjes.

Në studim ata zbuluan një gjen tek minjtë i cili duket se ndikon në kujtesë gjatë periudhave të ndryshme të ditës dhe duke shpjeguar në këtë mënyrë faktin që minjtë harrojnë më shpejt, në momentet e para pas zgjimit.

“Ne mund të kemi identifikuar gjenin e parë specifik për kujtesën tek minjtë”- tha drejtuesi i studimit Profesor Satoshi Kida nga Universiteti i Tokios. Ekipi beson se ora e brendshme tek gjitarët që është përgjegjëse për rregullimin e cikleve të zgjimit të gjumit gjithashtu ndikon në mësimin dhe formimin e kujtesës.

Ekspertët thonë se njerëzit i harrojnë gjërat sepse nuk i kanë mësuar si duhet, si emri i një personi i prezantuar një minutë më parë. “Ne hartuam një test kujtese që mund të bëjë dallimin ndërmjet të mos mësuarit dhe faktit pse jemi në gjendje të kujtojmë”- u shpreh studiuesi Kida.

Studiuesit testuan kujtesën dhe kujtimet e minjve të rinj meshkuj dhe femra të rritura.

Në fazën e ‘mësimit’, ose stërvitjes, të testeve të kujtesës, studiuesit u lejuan minjve të eksplorojnë një objekt të ri për disa minuta.

Më vonë, në fazën e ‘kujtimit’, studiuesit vëzhguan se sa kohë u duhej minjve të preknin objektin kur u rivendosën.

Minjtë kalojnë më pak kohë duke prekur objektet që ata mbajnë mend. Studiuesit testuan tërheqjen e minjve duke rivendosur të njëjtin objekt në periudha të ndryshme të ditës.

Lexo më shumë: Si ndryshon kujtesa e gruas ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X