Prerja e thonjve dhe pastrimi i vesheve se te porsalindurve

0 0

Ndjekja e një higjene të mirë tek fëmijët e porsalindur është shumë e rëndësishme dhe për këtë arsye duhet të përpiqeni ta bëni në mënyrën e duhur. Veshët dhe thonjtë janë shumë të rëndësishme për t’u pastruar në mënyrë korrekte. Por, si ta bëjmë këtë?

Veshët

Për të pastruar veshët e fëmijës së vogël duhet të kaloni me kujdes një pastrues me pambuk të posaçëm për bebe rreth palosjeve të veshit. Mund ta zhysni atë më parë në solucion të posaçëm, të tretur në ujë të vakët. Lëvizja duhet të jetë nga lart-poshtë. Nuk duhet të ushtroni presion. Zona e vrimës së veshit duhet pastruar me një copë pambuk të zhytur në ujë të vakët dhe në fund veshi duhet tharë me kujdes.

Thonjtë

Duhet t’ju themi se është shumë e rëndësishme që thonjtë e fëmijës të jenë të prerë pasi në të kundërt fëmija mund të gërvishtë fytyrën dhe të lëndohet. Për ta bërë këtë mund të përdorni një gërshërë me skaje të rrumbullakëta, gjë e cila ju mundëson një proçes më të thjeshtë dhe më të sigurt. Prerja duhet të jetë e drejtë në mënyrë që të mos mbeten skajet e paprera. Ky proçes duhet të kryhet në momentin që fëmija është i qetë, për shembull pasi ka pirë gji ose ndërsa fle. Për ta bërë gjithçka më të lehtë është e rëndësishme të kapni çdo gisht me kujdes dhe në mënyrë të saktë për të evituar që fëmija të lëndohet. Ekapni gishtin e fëmijës me gishtin tuaj tregues dhe atë të madh. Këshilohet që prerja e thonjve të behët pasi të kenë kaluar 15-20 ditë nga lindja, në mënyrë që të evitoni prerjen jo korrekte të tyre, duke qënë se thonjtë para kësaj periudhe në të vërtetë janë kërce dhe mund të shkaktohet lëndimi i tyre, gjë e cila do të shaktojë infeksion. Deri në këtë periudhë tek fëmija duhet të vendosen doreza pambuku në mënyrë që të mos gërvishtet. Një alternativë do të ishte përdorimi i limës së posaçme.

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/prerja-e-thonjve-se-te-porsalindurve/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X