Prag dimri, cfare veshjesh i duhen nje te porsalinduri?

0 0

Tashmë stina e verës ka përfundur dhe jemi në stinën e vjeshtës. Është pikërisht kjo stinë që do të pasojë dimrin dhe mund të themi se nevoja e veshjeve më të trasha ka filluar të ndihet që tani, sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijët e vegjël. Pyetja më e shpeshtë që nënat i bëjnë vetes është se çfarë duhet të blej tani që fëmija im do të lindë në stinën e dimrit?
Le të shohim se çfarë i duhet një fëmije të që do të vijë në jetë në stinën e dimrit.
• Para së gjithash na duhet t’ju themi se duhet të krijoni një sasi të konsiderueshme truporesh (body) me mëngë të shurtra si edhe të gjata. Fëmija është i vogël, mund të lindë nevoja të ndërrohet më shumë se njëherë në ditë dhe tharja e rrobave në stinën e dimrit është disi e vështirë. Pse duhet të përballeni me surpriza të pakëndëshme? Ajo që duhet të theksojmë është që blerja e veshjeve të fëmijës nuk duhet bërë në mënyrë të menjëhershme para lindjes, kjo sepse përmasat dhe pesha e tij asnjëherë nuk do të jenë identike sa mund të jetë parashikuar në ekografi. Truporet duhet të jenë nga mosha 3 muajsh pasi zakonisht mosha 0 muajsh është shumë e vogël dhe mund të themi se mund të ndodhë që të mos i rrijë mirë fëmijës aq në momentin e parë pas lindjes. Ajo që duhet të theksojmë gjithashtu është edhe materiali i këtyre truporeve i cili duhet të jetë prej pambuku të ngrohtë në mënyrë që të mbajë konstante temperaturën e trupit të fëmijës edhe gjatë stinës së dimrit.
• Le të mendojmë për veshjen e gjumit të fëmijës. Është shumë e nevojshme që fëmija të ketë veshjen e tij të gjumit që në momentet e para pas lindjes. Gjithmonë me fëmijët e mi kam vepruar kështu. Pra pasi kanë bërë banjon e mbrëmjes kanë veshur pizhamat, dhe nëse ato nuk kanë qënë pizhama të vërteta (bluzë dhe tuta), ka qënë një trupore e vecantë për të fjetur gjumë, e cila nuk do të vishej gjatë ditës. Kjo jo vetëm do të siguronte një higjenë më të mirë, por do të ndikonte edhe në perceptimin e momentit të gjumit nga fëmija (disa muaj më vonë), pra kjo do të ishte si një rutinë gjumi për të. Nëse shtëpia juaj është e ngrohtë do të mjaftonin një palë pizhama pambuku, por nëse shtëpia juaj do të ishte e ftohtë dhe fëmija juaj mund të zbulohet, duhet të merrni në konsideratë blerjen e pizhamave prej materiali më të trashë.
• Një aksesor që nuk duhet të mugojë në garderobën e bebes tuaj është edhe kapuci bashkë me dorezat dhe shallin. Ata janë shumë të nevojshëm për t’u përdorur gjatë shëtitjeve që mund të bëni me fëmijën, por gjithashtu dorezat prej pambuku duhet të përdoren edhe për të mbrojtur fytyrën e fëmijës. Evitoni veshjet prej leshi.
• Batanija thes (ose jorgan thes) është një send shumë i nevojshëm për t’u përdorur gjatë stinës së dimrit, pasi përveçse e mbajnë fëmijën ngrohtë e bëjnë të ndihet edhe si në barkun e nënës.
• Nëse mendoni se do të bëni shpesh shëtitje me karrocë do t’ju këshillonim të blinit edhe veshje të trasha për t’u përdorur gjatë ditëve të ftohta. Më të mirat do të ishin ato që janë të ngjashme me veshjet e skijimit. Në cantën e fëmijës nuk duhet të mungojë një batanije e cila do të përdoret nëse fëmijën do ta zërë gjumi gjatë shëtitjes.
• Në dhomën e bebes nuk duhet të mungojë një tharës për lagështinë e ajrit brenda të cilit mund të hidhni disa pika eukaliptusi në mënyrë që fëmija të marrë frymë më mirë nëse ka ftohje. Gjithashtu nuk duhet të mungojë as termometri i dhomës dhe pakoja me solucion fiziologjik.
• Blini një jelek për fëmijën në mënyrë që t’ja vishni sipër bluzës apo trupores, për të mbrojtur në këtë mënyrë mushkëritë e fëmijës gjatë ditëve të ftohta. Mos përdroni material sintetike.
• Evitoni shëtitjet me karrocë gjatë ditëve me shi, por nëse në një moment duhet ta bëni këtë patjetër duhet të përdorni plastmasin mbrojtës të karrocës.
• Blini çarçafë fanellatë në mënyrë që ta mbajnë më ngrohtë fëmijësn si edhe corape shumë të ngrohta prej materiali të trashë. Sigurohuni që këmbët e fëmijës të jenë gjithmonë të ngrohta.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X