Pompa e gjirit i shkatërroi mbrëmjen nënës së re

0 0

 

Kur je nënë daljet darkave nuk janë diçka e shpeshtë, madje mund te konsiderohen pothuajse të pamundura. Për këtë arsye, Kate Aulette ishte shumë e entuziazmuar që do të shkonte në koncertin e këngëtares Ariana Grande me bashkëshortin dhe miqtë e saj. Kështu ajo filloi përgatitjet për një natë që mendonte se do të ishte ndryshe nga gjithë të tjerat.

Duke qenë nënë e një fëmije 7 muajsh, ajo u mundua të merrte të gjitha masat paraprake që nata e kaluar larg foshnjës të shkonte sa më mirë të ishte e mundur. Pasi siguroi se gjyshërit do t’i mbanin vogëlushen, ajo gjithashtu telefonoi stafin e koncertit për t’i pyetur nese mund të merrte me veten pompën për shtrydhjen e gjirit. Si një nënë gjidhënëse, 8 orë të kaluara larg fëmijës e bënin të domosdoshme nevojën për pompën. Në telefon, nënës se re i thanë se përderisa ajo ishte një pajisje mjekësore e çertifikuar, marrja e saj në koncert nuk përbënte asnjë problem.

Por gjërat nuk shkuan siç pritej kur ata shkuan në koncert. Rojet e sigurisë nuk e le Juan të hynte brenda me pompë. Për fat të keq, gjithçka ndodhi kur miqtë dhe bashkëshorti i saj kishin hyrë tashmë brenda, kishin skanuar biletat dhe askush nuk mund të dilte për të ndihmuar nënën e re.

Ajo u përball e vetme me diskriminimin e punonjësve të sigurisë, të cilët i thanë se një pajisje e tillë do të lejohej vetëm nëse foshnja do të ishte me të.

Një gjë e tillë, e përdorur si argument, në të vërtetë është në kontradiktë të fortë, pasi është e pamundur që një foshnje të frekuentojë ambiente të tilla.

Nënës iu desh të kthehej në shtëpi me autobus dhe ajo tregon se sa shumë e ka prekur gjithë kjo situatë në të cilën u gjend krejt papritur.

“E vetmja gjë që kam kërkuar është që ata të kenë komunikim më të mirë dhe të edukohen për gjidhënien dhe shtrydhjen e gjirit me pompë”, -thotë ajo.

Lexo edhe: Qumeshti i shtrydhur me pompe me pak i shendetshem sesa ushqyerja direkt nga gjiri?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X