Polidramnios gjate shtatezanise dhe rreziqet

0 0

Me polidramnios do të kuptojmë sasinë e madhe të lëngut amniotik në shtatëzani, e cila mund të paralajmërojë një keqformim të fetusit ose patologji të nënës.

Sasia e madhe e lëngut amniotik

Lëngu amniotik ka një rëndësi shumë të madhe për mirëqënien dhe shëndetin e bebes, i cili e mbron dhe favorizon zhvillimin e tij duke fillkuar që nga momentet e para të shtatëzanisë dhe deri në lindje.

Nga se përbëhet lëngu amniotik?

Ky lëng përbëhet nga disa element dhe kryesisht nga kripërat minerale, proteinat, qelizat fetale etj. Ai nuk përmban substanca ushqyese por enzima shumë të rëndësishme për zhvillimin e fetusit.

Cilat janë simptomat?

Simptomat kryesore të këtij problemi janë: uterus shumë i fryrë, shqetësime abdominale, probleme me tretjen, fryrje të këmbëve, probleme me frymëmarrjen, hemoroide, rritje shumë e madhe në peshë.

Cilat janë shkaqet?

Polidramnios është një çekuilibrim midis sasië së prodhuar të lëngut amniotik dhe atij të riabsorbuar. Një nga shkaqet më kryesore është diabeti gestacional, toksoplazmoza, probleme me riabsorbimin që lidhen me një anomali tek fetusi në procesin e trejtjes ose murit abdominal, sistemit qëndror, një kardiopati fetale ose anomali kromozomike.

Cilat janë rreziqet?

Midis rreziqeve mund të përmendim lindjen e parakohshme, kjo pasi sasia e madhe e lëngut amniotik mund të shkaktojë presion dhe të çojë në çarjen e membranave, gjë e cila do të sjellë shfaqjen e kontraksioneve.

Si duhet të veprojmë?

Para së gjithash bëhet diagnostikimi i shkakut të rritjes së nivelit të lëngut amniotik. Më pas kryhet një ekografi morfologjike, amiocenteza, analiza specifike për të vërtetuar nëse fetusi ka ndonjë anomali apo ndonjë infeksion.  Proçedohet në varësi të problemit që diagnostikohet.

Artikuj te ngjashem:

https://www.pernenat.al/lengu-amniotik/






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X