Nuk është e nevojshme të shpenzoni shuma marramendëse parash gjatë organizmit të dasmës tuaj. Duke marrë parasysh këshillat e mëposhtme mund të kurseni para dhe të përfitoni një ceremoni të bukur për ju dhe familjen tuaj.
Para së gjithash nevojitet organizimi i duhur
Ju duhet të jeni shumë të organizuar dhe të vendosur në atë çfarë doni. Për të parandaluar shpenzimet e mëdha është shumë e rëndësishme të përcaktoni një limit parash të cilin nuk duhet ta tejkaloni në asnjë mënyrë.
Kujdes me datën e ceremonisë
Përse duhet ta bëni ceremoninë tuaj një të diel gushti kur mund ta bëni një të diel tetori? Të jeni të sigurt se kostoja e lokalit, fustanit, fotografit e me rradhë do të jetë shumë më e ulët.
Tregohuni pak dinake
Nëse përmendni fjalën martesë gjithcka do të ketë kosto më të lartë. Përse duhet t’i thoni parukieres se do të bëheni nuse? I thoni se doni një rregulim për një rast shumë të vecantë.
Merrni një fustan me ulje
Nuk është kusht marrja me qera e një fustani të koleksionit të fundit. Shume atelie ofrojnë fustane me cmime mjaft ekonomike të koleksioneve të viteve të kaluara, të cilët gjithsesi janë shumë të bukur.
Përdorni lule të stinës
Përse duhet të bleni lule të veçanta që do t’ju kushtojnë shumë para? Zgjidhni lule të stinës të cilat do të kërkojnë një shpenzim më të vogël.
Ftesat?
Është vërtet e nevojshme t’i bëni? Mund të ftoni miqtë dhe të afërmit tuaj edhe nëpërmjet një mesazhi apo e-maili.
Qërasjet
E dini se shpesh ato përfundojnë në ndonjë cep të makinës së të ftuarve? Pra ju nuk duhet të shpenzoni para për të blerë llojë të ndryshme bonbonesh. Mund të ishte e mjaftueshme një qërasje e përbërë nga një tyl konfetash. Shumë më elegante dhe më pak e kushtueshme se 3 apo 4 llojet e bonboneve që mund të ofronit për të pranishmit.
Artikuj te ngjashem:
https://www.pernenat.al/dasma-ime-ku-mund-te-bej-foto-te-mrekullueshme/
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu