Dasma është ceremonia që kurorëzon dashurinë e çiftit si edhe hedh hapat e para të një familje të re. Në shumë qytete të vendit tonë ceremonia martesore ka filluar të zhvillohet në mënyrë të thjeshtë, ku çifti preferon t’i japë më tepër rëndësi kujtimeve që do të mbeten më pas dhe jo thjesht ushqimit, traditë që ka jetuar për shumë breza. Një kujtimeve më të bukura të asaj dite dhe që e pasqyron në mënyrë shumë të qartë gëzimin e çiftit është albumi me fotografitë. Por cilat janë disa nga vendet më ideale për të kryer një set të përsosur fotografik?
Ja çfarë ju sugjerojmë ne!
1. Kalaja e Krujës
Kruja, qyteti që të çon në një epokë tjetër, qyteti që na bën të ndihemi krenarë sa herë që e vizitojmë. Kush tjetër përveç këtij qyteti mund të konsiderohej si një ndër vendet më të bukura për të zhvilluar videoklipin apo fotot e dasmës tuaj? Kalaja e këtij qyteti është një vend i mrekullueshëm dhe shumë i vizituar nga turistët e huaj dhe vendasn pa harruar të përmendim edhe pazarin që ofron një pamje të mrekullueshmë për çiftin e ri. Mund të shkoni pa problem me makinë deri në kalanë e qytetit. Këshillohet që nusja e veshur me fustan të bardhë të ketë me vete këpucë të sheshta nëse dëshiron të jetë sa më komode në rrugët e pazarit të vjetër.
2. Dardha (Korçë)
Është një fshat i mrekullueshëm turistik i cili mund të sigurojë foto mjaft interesante për albumin martesor të çiftit. Fashti ndodhet rreth 20 km larg nga qyteti i Korcës dhe mund të arrihet shumë lehtësisht me makinë. Edhe këtu këshillohet që nusja të ketë me vete këpucë sa më komode dhe më pas t’ja lerë natyrës të bëjë punën e saj. Vend ideal për set fotografish dasme dimri dhe verë.
3. Kalaja e Petrelës
Një kala e mrekullueshme jo shumë larg Tiranës. Pamja që ajo ofron do të bëjë që fotot tuaja të dasmës të dalin edhe më të bukura.
4. Vila e mbretit Zog (Durrës)
Një vend që shfrytëzohet prej shuë vitesh nga profesionistët që ndodhet mrapa aparatit fotografik. Një perlë që do ta bënte albumin tuaj të fotografive të dasmës një art! Ndodhet në një zonë shumë të bukur të Durrësit dhe lehtësisht e arritshme me makinë.
5. Amfiteatri (Durrës)
Frekuentohet dhe këshillohet më tepër nëse dita që do të bëni setin tuaj fotografik është e vranët dhe me shi. Ofron një pamje shumë të këndshmë për ata që kërkojnë të kenë një kujtim të bukur nga dita e tyre e dasmës. Ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit.
6. Kalaja e Beratit
Berati është një qytet shumë i frekuentuar nga turistët, kryesisht për kalanë e mrekullueshme që ndodhet në hyrje të qytetit. Nëse dëshironi ta shfrytëzoni sa më shumë këtë vend, duke qënë se premton shumë për të nxjerrë një album të mrekullueshëm fotografish duhet të shkoni atje që në mëngjes.
7. Apolonia
Apolonia është një qytet antik në pellgun e Adriatikut, i cili nuk është më shumë se 14 km larg qytetit të Fierit. Rënojat e antikitetit ndërthuren në mënyrë të mrekullueshme me natyrën jeshile, gjë e cila do të favorizonte së tepërmi një set të bukur fotografish dasme.
8. Drilon (Pogradec)
Natyra flet vetë! Ndërthurja e pamjes së malit buzë të cilit shtrihet liqeni i Ohrit do të jetë një alternativë shumë e mirë për ju. Në Drilon do të gjeni edhe një liqen artificial shumë të këndshëm me urë druri e cila zbukurohete dhe më shumë nga pamja e mjelmave të bardha dhe pemëve jeshile. Nëse do të bëni një set fotografik në dimër? Do të keni shoqëruese edhe dëborën e bardhë si fustani i nusërisë!
9. Kodra e kuajve (Durrës)
Një vend i mrekullueshëm i cili ju jep mundësinë të bëni foto të mrekullueshme me kuajt që ndodhen atje.
10. Kepi i Rodonit
Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Fotot tuaja do të dalin një perlë e vërtetë!
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
8 fakte befasuese për motrat...
Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu