Pese gabimet me te shpeshta te nenave me femije te vegjel

0 0

Eksperienca është “mësuesja” më e mirë e të qënit prind i mirë, dhe mbi të gjitha duhet të mësoni t’i besoni instiktit tuaj. Mbi të gjitha duhet të mësoni të pranoni se nuk ekzistojnë prindërit perfektë, dhe gabimet që mund të bëni mund të jenë të shumta.
Cilat janë 5 gabimet më të shpeshta të nënave?
 I jepni gjithçka që kërkojnë. Punoni shumë dhe mendoni se duke i blerë gjithçka që kërkon do ta bëni ndërgjegjjen tuaj të jetë më e qetë? Të jeni e sigurt se nuk funksionon kështu!
 Televizori i mban të qetë. Nuk duhet të përpiqeni ta bëni fëmijën të qëndrojë urtë duke i vendosur kukulla apo një program tjetër në televizor apo tablet. Do të ishte më mirë që të kalonit pak kohë duke luajtur me ata, qoftë edhe 1 minuta.
 Ndëshkimi. Mund të themi se ndëshkimi konsiderohet si një rrugë e shkurtër për ta bërë fëmijën të kuptojë se ka vepruar gabim. Por sa kohë fëmija do ta mbajë mend “mësimin” që i dhatë? E dini se fjalët janë ato që zgjidhin çdo problem? I mësoni fëmijët tuaj të kuptojnë nëpërmjet komunikimit.
 Injoroni rregullat e prindërve të tjerë. Një rregull është rregull dhe duhet të respektohet edhe nëse prindi i fëmijës nuk është i pranishëm.
 “Nëse e bën këtë të blej një dhuratë”. Kjo mënyrë të vepruari e mëson fëmijën të jetë i varur nga marrja e asaj që do në mënyrë të menjëhershme si edhe kënaqësia e momentit. Në momentin që fëmija bën një veprim të mirë duhet ta “shpërbleni” duke e puthur, pra nëpërmjet dashurisë dhe jo gjërave materiale

Lexo dhe: Çfarë ndodh kur i thua fëmijës “je kopje e babait”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X