Të qeshësh të bën mirë për shëndetin, dhe kjo është kthyer në një terapi tepër të famshme, “terapia e buzëqeshjes” e cila është shumë e rëndëishme edhe gjatë trajtimit të personave me sëmundje tepër të veshtira. Sipas psikiatrit Stefano Lagona, përgjegjës shkencor në “Educazione continua in medicina”, ekzistojnë 5 arsye kryesore që tregojnë rëndësinë e buzëqeshjes në përmirësimin e shëndetit.
Arsyet janë…
- E qeshura redukton stresin.
- E qeshura ju ndihmon edhe në punë. Ajo mund t’ju bëjë të paraqesni prezantime më të mira dhe të krijoni marrëdhënie më të bukura me kolegët e punës.
- Ndikon në përforcimin e lidhjeve personale. Pra ndihmon në konsolidimin e tyre sepse tek ju shfaqen ndjenja pozitive të cilat sigurisht ndikojnë në marrëdhëniet që do të krijoni me të tjerët.
- E qeshura stimulon sistemin imunitar. Nëse do të qeshni në trupin tuaj do të lëshohen një sërë substancash kimike “të lumtura” që do të ndërhyjnë në sistemin imunitar duke rritur përforcimin anti-viral dhe anti-tumoral.
- E qeshura bën të lëshohet endrofina. Këto janë hormonet e lumturisë dhe kanë një efekt qetësues, kundër dhimbjeve, shkaktojnë eufori si edhe kanë efekt imunostimulues.
E nisni dhe e përfundoni ditën vetëm me buzëqeshje. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj dhe i familjes tuaj!
Lexo edhe: Femijet e qeshur jane me te mencur

Nese keni deshire mund te rregjistroheni ne portal duke klikuar ne: https://www.pernenat.al/register
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu