Shumë nëna mund të shqetësohen në lidhje me aromën e keqe që mund të dalë nga veshi i fëmijës, dhe në të vërtetë kjo është një simptomë që duhet të shkaktojë shqetësim.
Përse kështu?
Sepse veshi lëshon një aromë jo të mirë në momentin që kemi të bëjmë me një infeksion, dhe mund të pasohet nga simptoma të tjera si: irritimi si edhe prekja e shpeshtë e tij. Kjo gjendje shfaqet më tepër pas një gjendje gripale apo një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.
Kur duhet të shkojmë tek mjeku?
Idealja do të ishte menjëherë sapo vëreni shenjat e para të infeksionit. Nëse ai ka skuqje dhe rrjedhje atëherë ai vuan nga infeksioni.
Si trajtohet ky infeksion?
Varet nga simptomat që shfaq. Sipas Akademisë së pediatrisë, antibiotiku duhet të përdoret vetëm në rast se kemi të bëjmë me otit. Nëse simptomat nuk janë kaq të rënda atëherë mund të mbahet nën kontroll për 48-72 orë në mënyrën që të vlerësohet gjendja, dhe të kuptohet nëse është i nevojshëm antibiotiku apo jo. Pasi medikamenti ka përfunduar duhet bërë një rikontroll për të parë nëse ka bërë efekt. Dhimbja e veshit mund të lehtësohet me anën e pikave. Nëse fëmija nuk përmirësohet dhe shfaq temperaturë duhet të shkoni sërish tel mjeku.
Sa i rrezikshëm mund të jetë një infeksion?
Nëse ai është shumë i fortë dhe nuk trajtohet në mënyrën e duhur mund të provokojë çarje të daulles, për këtë arsye është e domosdoshme të shkoni tek mjeku menjëherë sapo dyshoni për një otit. Në disa raste otiti mund të dëmtojë dëgjimin dhë në rastet më ekstreme mund të shkaktojë infeksione në kockën pas veshit ose meningjit.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu