Perse te gjithe duan te nuhasin aromen e bebes time?

0 0

Ju ka ndodhur ndonjëherë që dikush i panjohur apo një person i largët i fisit shfaqet i kënaqur pasi ka nuhatur aromën e fëmijës tuaj të porsalindur? E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë i lidh ata me aromën e fëmijës tuaj? Aroma e tij është lidhja kryesore midis nënës dhe fëmijës. Është pikërisht aroma e qumështit të gjirit që e tërheq fëmijën të pijë, është aroma e të porsalindurit që rrit aftësinë e nënës për të qënë më e lumtur. Por çfarë e lidh një person të panjohur me aromën e tij?

Nëna e njeh menjëherë aromën e fëmijës

Sipas disa studimeve të bëra në në vitin 1998, 12 nga 15 nëna si edhe 11 nga 12  baballarë ishin në gjendje të dallonin nëpërmjet aromës lëngun amniotik të bebes së tyre. Nga ana tjetër bebi do të qetësohet menjëherë sapo të nuhasë aromën e nënës së tij. Duket se aroma e fëmijës nuk lumturon vetëm prindërit.

Si është e mundur që aroma e bebes të bën të lumtur?

Kjo arrihet falë çlirimit të dopaminës, e cila është një neurotransmetues i ndjesisë së mirëqënies dhe lumturisë. Nëpërmjet saj truri furnizohet me emocione pozitive dhe ndjenja lumturie. Edhe pse vlerësimi i aromave është diçka tepër individuale, kur vjen puna tek bebet nuk është kështu.

Atëherë, çfarë i bën të lumtur të panjohurit?

Sipas Rachel Herz, shkencëtar në Universitetin Broën, vlerësimi  aromave është diçka tepër subjektive, dhe këtë e shkroi edhe në botimin Scent of Desire në vitin 2008. Herz theksoi se aromat zakonisht na sjellin ndërmend një eksperiencë, na lidhin me kujtime të cilat na shkaktojnë emocione. Por çfarë e lidh një të panjohur me aromën e bebes tuaj? Një kujtim? Një emocion? Është e vështirë të shpjegohet. Por, për sa kohë ajo aromë shkakton lumturi tek ata le ta nuhasin. Mbani mend se aroma e tij karakteristike shkaktohet nga shtresa që vesh lëkurën e bebes (vernix caseosa) e cila pas njëfarë kohe nga lindja largohet.

Lexoni edhe: Perse bebet kane nje arome aq te mire?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X