Perse genjeshtra e pare e femijes duhet te konsiderohet si nje arritje?

0 0

Prindërit nuk duhet të konsiderojnë vetëm fjalën e parë të fëmijës si një arritje, por edhe gënjeshtrën e tij të parë. Kjo është një shenjë dalluese e disa aftësive të tij konjuktive (njohëse), shprehet Julian Keenan, mjek në laboratorin “Cognitive neuroimaging” në Universitetin e Montclair state. Sipas tij kjo është një shenjë e inteligjencës së fëmijës. Edhe pse gënjeshtra duket si diçka që mund të shprehet shumë lehtë, ajo kërkon një gjimnastikë serioze mendore, si edhe përbën një mjet shumë të rëndësishëm për të lundruar në fushën sociale.

“Teoria e mendjes”

Sipas mjekut Keenan, gënjeshtra ndodh vetëm atëherë kur fëmija zhvillon atë që quhet “teoria e mendjes”. Kjo përkon me aftësinë e një personi për të kuptuar se edhe ai ka dëshira unike, ashtu si çdo person tjetër në botë. Në momentin që një fëmijë bëhet i aftë për të gënjyer edhe më mirë, tregon se ai ka arritur të kuptojë atë që po mendoni, dhe për pasojë është bërë i aftë të manipulojë këto mendime. Kafshët nuk kanë sukses përsa i përket kësaj aftësie! Pra në njëfarë mënyre, gënjeshtra e parë e fëmijës ndodh atëherë kur ai e kalon qënien jo humane nga shkathtësia mendore.

Por kur ndodh që fëmija të shprehë gënjeshtrën e parë?

Ky moment nuk vjen aq shpejt sa ju mendoni. Fëmija nuk e kupton plotësisht atë që është duke shprehur në momentin e parë. Për shembull nëse e pyesni “ti e vodhe biskotën”, ai do të përgjigjet “jo”, dhe kjo nuk konsiderohet nga fëmija si një gënjeshtër, duke qënë se mund të konsiderohet më tepër si një përgjigje e pyetjes që ka bërë prindi. Në të vërtetë fëmija nuk mund të thotë një gënjeshtër të mirëfilltë para moshës 3-vjeçare dhe atëherë gënjeshtrat do të jenë tepër të thjeshta.

“Të shprehësh një gënjeshtër të mirë tregon se ke një zhvillim të mirë të kujtesës dhe funksionimit të trurit”, shprehet mjeku Celeste Kidd nga Universiteti “Rochester Kid Lab”. Ai shpjegon se kjo lidhet me një funskion të quajtur procesi metakonjuktiv që e lejon fëmijën të tregohet i ndjeshëm ndaj një përvoje që për dikë mund të jetë tronditëse. Për më tepër Keenan shprehet se duke treguar një gënjeshtër të mirë, do të thotë se truri po fillon të bëjë diçka edhe më të mahnitshme, ai po njeh dhe po shtyp të vërtetën. Fëmijët këtë aftësi nuk e kanë që në fillim të jetës. Edhe pse janë njohës të mirë të gjërave, ata do të konsiderohen si gënjeshtarë të këqinj sepse nuk do të  jenë në gjendje të fshehin një ngjarje. Por ka edhe persona që nuk gënjejnë për arsye të ndryshme siç mund të jetë sindroma Asperger, por edhe një dëmtim në hemisferën përkatëse të trurit. Këta njerëz e gjenjejnë veten në një disavatazh të thellë duke qënë se gënjeshtra ofron për individin edhe përfitime sociale. Njerëzit mësojnë të fshehin ngjarjet e tyre sepse shpesh mbajtja e një sekreti është në dobi të tij.

Nëse për një çast mendoni në lidhje me gënjeshtrat që thoni çdo ditë të jetës tuaj, do të kuptoni se ato janë në të mirën e shoqërisë. Kjo është arsyeja përse doktor Keenan është duke punuar me fëmijët në lidhje me njohjen e mendimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, për të bërë dallimin mes mendimeve që janë dhe nuk janë të pranueshme për t’u shprehur me zë të lartë. Ky është proçesi i ndihmës që mund t’i jepni fëmijës të mësojë të gënjejë në mënyrën e duhur, diçka që njerëzit e bëjnë natyrshëm.

Edhe unë dua të më gënjejnë, shprehet doktor Keenan. Dhe dua që edhe fëmija im të ketë aftësinë për të gënjyer. Kjo është si një automjet social fluid, një e vërtetë e vlefshme që jua mësojmë fëmijëve çdo ditë.

Lexoni edhe:

Femija tregon genjeshtra? Ja cilat jane arsyet dhe si te veproni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X