Perse femijet duhet te shkojne ne shtrat heret?

0 0

Gjumi duhet të jetë një aktivitet qetësues, por në të vërtetë disa fëmijë nuk kanë një marrëdhënie të mirë me të, duke bërë që për disa prindër vënia në gjumë e tij të jetë pjesa më e vështirë e ditës. Por cila është një prej arsyeve që ndodh kjo? Vënia në gjumë në një orar jo të përshtatshëm, duke shkaktuar një   çrregullim jo vetëm në gjumin e fëmijës por edhe pasoja serioze në shëndetin e tij.

Çfarë thonë studimet në lidhje me këtë fakt?

Studimi është kryer në 250 familje që kanë në shtëpi një fëmijë të porsalindur. Atyre ju është besuar një mjeke e cila ju ka shpjeguar rëndësinë e të vënit herët të fëmijës në gjumë dhe mos ushqyerjes së tyre menjëherë pasi fillojnë të qajnë.

Fëmijët kanë më pak problem me peshën

Nënat që kanë ndjekur këshillën e mjekes kanë vënë re një ecuri më të mirë të fëmijës së tyre. Fëmijët që kanë shkruar në shtrat rreth orës 20:00 kanë qënë më të qetë gjatë ditës, duke qënë më pak të rrezikuar për të qënë mbipeshë.

Gjumi ndihmon në parandalimin e obezitetit

Sipas studimeve është nxjerrë përfundimi se fëmijët që shkojnë në shtrat rreth orës 20:00 janë më pak të rrezikuar për të qënë obezë, për këtë arsye gjumi i fëmijës duhet rregulluar brenda vitit të parë të jetës.

Vënia në gjumë e fëmijës pas orës 22:00

Studiuesit theksojnë se fëmijët duhet të shkojnë në shtrat herët, duke mos e kaluar në asnjë mënyrë orën 22:00. Gjumi i pamjaftueshëm mund të ndikojë negativisht në rritjen e fëmijës pasi gjatë tij çlirohet hormoni i rritjes. Ky hormon çlirohet deri në mesnatë dhe për këtë arsye duhet të kuptoni se sa më vonë të flejë fëmija aq më pak nga ky hormon do të  çlirohet. Nëse fëmija do të shkojë në shtrat vonë do të ketë gjithashtu edhe aftësi jo të mira në përqëndrim, ecurinë mësimore dhe sjellje.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X