Ku gabojnë prindërit?
Ushqyerja e shëndetshme është shumë e rëndësishme për një rritje dhe zhvillim të mirë të tij. Shpesh prindërit gabojnë dhe ky gabim vihet re kryesisht tek fëmijët e moshës 3-12 vjeçare, kjo pasi dieta e tyre zakonisht përmban shumë kalori. Një tjetër gabim që prindërit bëjnë është që mund ta lejojnë fëmijën të mos konsumojë mëngjesin, ose të konsumojnë një vakt jo të mirë i cili mund të përmbajë shumë proteina shtazore, sheqeri etj. Gjithashtu një prej gabimeve të tjera që mund të bëhen në ushqyerjen e fëmijës, kryesisht tek adoleshentët, është mos konsumimi i peshkut.
Rëndësia e peshkut
Peshku duhet të konsumohet rreth 2-3 herë në javë. Ai përmban proteina të cilat i afrohen vlerave të proteinave të mishit (rreth 15-20- gr për 100 gr peshk). Këto proteina janë lehtësisht të tretshme. Benefitet e konsumimit të peshkut janë të lidhura edhe me yndyrnat që ai përmban, të cilat janë shumë herë më të pakta se mishi. Yndyrnat që përmban peshku kanë një cilësi shumë të mirë. Mund të përmendim omega 3 e cila nuk ndodhet tek mishi, kjo pasi ata e marrin atë nëpërmjet planktoneve me të cilat ushqehen. Omega 3 do të gjendet në sasi më të mëdha nëse do të konsumohet peshku i ujërave të ftohta.
Rëndësia e omega 3
Omega 3 favorizon një zhvillim të mirë të trurit dhe retinës së syrit gjatë viteve të para të jetës, ndërsa tek adoleshentët dhe fëmijët më të mëdhenj ndikojnë pozitivisht në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskolare.
Vitaminat dhe mineralet
Peshku përmban sasi shumë të mëdha të kripërave minerale dhe vitaminave, dhe kryesisht të kaliumit, fosforit, kalçiumit, magnezit, seleniumit, zinkut, hekurit, bakrit dhe jodit. Vitaminat janë: vitamina A, D dhe E. Disa lloje peshku përmbajnë edhe vitaminën B.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu