Perse eshte e rendesishme te monitorohen levizjet e fetusit gjate shtatezanise?

0 0

Sa herë në ditë mund të ndiej lëvizjet e fëmijës gjatë shtatëzanisë?

Nuk mund të themi se ka një numër të caktuar lëvizjesh. Ato mund të jenë të ndryshme për gra të ndryshme, e madje edhe për të njëjtën grua në shtatëzani të ndryshme. Në momentin që e ndieni se levizjet nuk janë me të njëjtën frekuencë që ndodh zakonisht duhet të shkoni tek mjeku.

Kur do të filloj të ndiej lëvizjet e bebes?

Kjo mund të ndodhë rreth javës 18-20, por edhe më parë. Gjithçka varet nga gruaja. Nëse kjo nuk ndodh deri në javën e 24-t duhet t’ja komunikoni mjekut.

Pse është e rëndësishme të monitorojmë lëvizjet e fëmijës?

Të mbani nën kontroll lëvizjet e fëmijës është diçka e rëndësishme sepse mund t’ju ndihmojë ju edhe mjekun tuaj të jeni në dijeni të shëndetit të fëmijës. Një reduktim i lëvizjeve mund të jetë shenjë se fëmija ka një problem brenda barkut, dhe në disa raste mund të jetë shenja e parë që do të tregojë se fëmija duhet të vijë menjëherë në jetë. Monitorimi i lëvizjeve duhet të fillojë nga java e 28-të, ose më parë nëse mjeku jua këshillon këtë gjë. Gjithashtu edhe një rritje e papriturme frekuencë të madhe e lëvizjeve duhet t’ju bëjë të shkoni tek mjeku.

Si të monitorojmë lëvizjet e fetusit?

Në përgjithësi çdo grua shtatëzanë e ka një ide se si levizjet e fëmijës janë gjatë ditës. Ju duhet të kuptoni se në cilat momente të ditës fëmija është më aktiv. Në përgjithësi fëmija ka tendencën të lëvizë më shumë në momentin që nëna qëndron ulur ose shtrirë, pra që nuk është në lëvizje.

Lexoni edhe: Si spostohen organet e brendshme gjate shtatzanise?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X