Përjetimet emocionale që s’ua tregon askush pasi ngelni shtatzanë

0 1

Shëndeti mendor i nënës dhe depresioni pas lindjes mund të jenë zakonisht tema tabu, por është koha që ne ta ndryshojmë historinë. Dhe kjo gjë duhet të nisë para fillimit të mëmësisë.

Në mbarë botën, më shumë se një në pesë gra përjetojnë një lloj të çrregullimeve të ankthit, por 70 për qind e grave fshehin ose minimizojnë atë që vërtet ndiejnë, sipas PMAD është një term që përfshin depresionin postpartum, ankthin e paslindjes, çrregullimin obsesiv pas lindjes, dhe psikozën bipolare pas lindjes.

Kjo është arsyeja pse Dita Botërore e Shëndetit Mendor të Nënës, 1 Maj, është një lëvizje që duhet të na përfshijë të gjithëve. Fushata filloi fillimisht në vitin 2015 për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjet e shëndetit mendor të nënës, kështu që më shumë gra marrin trajtim dhe më pak vuajnë në heshtje.

Shumë shpesh, gratë nuk janë të informuara në mënyrë adekuate mbi këtë temë dhe janë lënë të ndihen të vetmuara dhe të pafuqishme. Lajmi i mirë është se ka shumë burime në dispozicion për nënat në nevojë.

“Ndoshta keni mbetur shtatzënë nga një qëndrim një natë me dikë dhe kurrë nuk e keni menduar veten si një nënë beqare, por tani po mendoni të lindni fëmijën. Ndoshta ju jeni martuar por keni planifikuar të shtyni shtatzëninë më vonë për shkak të karrierës suaj. Ndoshta dasma juaj është për gjashtë muaj dhe tashmë e keni paguar veshjen e asaj dite. Ndoshta ju jeni nëna e dy fëmijëve dhe mendoni se jeni shumë e vjetër për të pasur një të tretë. Ndoshta ju keni luftuar nëpër kaq shumë vite me infertilitetin saqë jeni duke planifikuar një shtatëzani me një surrogat. E vetmja gjë që kemi parë herë pas here është se reagimi juaj fillestar nuk është siç e keni parashikuar për përvojën tuaj të ardhshme si nënë.

Edhe me një shtatzëni të planifikuar, emocioni i parë që shumë gra ndiejnë është paniku. Paniku dhe emocioni janë shpesh të ndërthurura: gjithçka po ndryshon. Paniku është i lidhur me reagimin e trupit tonë ndaj rrezikut të menjëhershëm. Reagimi fizik por edhe pjesa emocionale. Edhe nëse e mirëprisni ndryshimin, jeta juaj siç e dini, të paktën në aspektin e menaxhimit të kohës dhe jetës sociale e financiare, është “në rrezik”.

Megjithatë nuk ka kurrë një kohë të përsosur për të lindur një fëmijë dhe askush nuk është plotësisht i gatshëm (edhe nëse mendon se është). Të kesh fëmijë do të thotë të bësh një “kërcim besimi “- në trupin dhe aftësitë e tua dhe, nëse ke një partner edhe në marrëdhënien tënde”.

Lexo edhe:  Perjetimet e shtatzanise pas humbjes se nje femije






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X