Përfitimet shëndetore të fëmijëve që rriten me gjyshër, të vërtetuara shkencërisht

0 0

Ka diçka tepër të veçantë për lidhjen midis gjyshërve dhe nipërve e mbesave, dhe është shumë më e thellë sesa përgatitja e disa biskotave, apo një dado pa pagesë. Shpesh thuhet se gjyshërit janë të prirur të bekojnë brezin e ardhshëm, por e gjithë kjo dashuri i bën fëmijët shumë të fortë.

Këtu janë pesë arsye pse një lidhje e ngushtë me gjyshërit është një dhuratë mahnitëse:

  1. Ata janë mbështetje shumë e madhe për fëmijën

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka gjetur se fëmijët që janë pranë gjyshërve të tyre kanë më pak probleme emocionale dhe të sjelljes dhe janë më të aftë të përballojnë ngjarjet traumatike të jetës, si divorci ose bullizmi në shkollë.

  1. Bashkëjetësa me breza i bën fëmijët më fleksibël

Të njohësh historinë e familjes të bën më fleksibël dhe ke mundësi për të qenë nën kontroll edhe atëherë ku duket se gjithçka është jashtë kontrollit.

  1. Lidhjet e ngushta me gjyshërit i bëjnë fëmijët më të përshtatshëm me moshat e tjera

Të gjithë do të plakemi një ditë dhe nuk do të dëshironim që brezat e ardhshëm të na diskriminojnë. Fëmijët që janë rritur me gjyshër nuk e kanë këtë problem.

  1. Qëndrimi i ngushtë me gjyshërit i mbron fëmijët nga depresioni kur të rriten

Një studim i vitit 2014 nga Kolegji i Bostonit lidhi marrëdhëniet emocionale të ngushta midis gjyshërve dhe nipërve me norma më të ulta të depresionit. Kjo gjë ka efekt edhe për gjyshërit, të cilët janë më mirë nëse kanë marrëdhënie të ngushta me të vegjëlit.

  1. Fëmijët ndihmojnë gjyshërit të jetojnë më gjatë

Shkenca është shumë e qartë se qëndrimi i afërt me gjyshërit është i mirë për të gjithë. Fëmijët bëhen më fleksibël dhe gjyshërit bëhen më të shëndetshëm: Kërkimet sugjerojnë se gjyshërit që shikojnë nipërit e mbesat e tyre jetojnë mesatarisht pesë vjet më gjatë.

Lexo edhe: Po kur femija do gjyshen me shume se nenen?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X