Përfitimet e të paturit vetëm një fëmijë

0 0

Nuk do ta harroj kurrë kohën kur isha e re dhe dikush më pyeti sesa fëmijë doja të kisha një ditë. Unë doja të paktën 3 ose 4 fëmijë. Më pas dëgjova një shoqe të ngushtë, e cila i përgjigjej të njëjtës  pyetje me ‘një’. E  surprizuar dhe kurioze nga përgjigjja e saj, e pyeta “Pse do vetëm një?”.

Dhe përgjigjja e saj ishte për faktin që kishte qenë fëmijë i vetëm. Ajo pëlqentetë ishte e vetmja. Për të ishte perfekte. Kështu që ja pse nuk donte të kishte më shumë se një?

Kam shumë miq që kanë vetëm një fëmijë. Dhe kërkimet tregojnë se 1 në 5 amerikanë kanë vetëm një fëmijë, që do të thotë se kjo lloj familje po bëhet gjithmonë e më shumë e zakonshme në krahasim me atë kur një familje e madhe mund të bëhet normë. Sigurisht, është e rëndësishme të kujtojmë se ka shumë arsye pse një familje ka vetëm një fëmijë. Disa prindër jo qëllimisht zgjedhin të kenë vetëm një. Por prindër të tjerë përballen me infertilitetin dhe fëmija që kanë është i vetmi, apo dhe e vetmja.  Disa herë martesat që ndodhin më vonë në jetë, me gra më të mëdha, një trend ky në rritje që gjithashtu ndikon që çiftet të lindin vetëm një fëmijë.

Trishtueshëm, ka patur kaq shumë stigma të lidhura me faktin e të qenurit fëmijë e vetme. Në fakt, në vitin 1896, një nga amerikanët më të njohur gjithashtu edhe psikolog i quajtur G.Stanley Hall, e cilësoi si  ‘sëmundje më vete’. Nga ajo kohë, fëmijët e vetëm janë quajtur “bosa” apo edhe egoistë. Ose të paaftë për t’u përzierë më të tjerë apo edhe të bllokuar në një botë të vetmuar.

Sidoqoftë, në vitin 1970 fëmija i vetëm i Toni Falbo, një profesor i edukuar në psikologji në Universitetin e Teksasit dhe kolegu Denise Polit, ekzaminuan më shumë se 100 studime të bëra në fëmijë që nga viti 1920. Dhe në fakt kërkimi i tyre hodhi poshtë stigmën e keqe të vendosur ndaj fëmijëve. Në fakt, ata zbuluan disa zona në të cilën fëmijët e vetëm kanë më shumë sukses se fëmijët me vëllezër apo motra. Ata arritën në përfundimin se në të shumtën e rastëve, fëmijët e vetëm dallohen nga ata me vëllezër.

Vetëbesim të balancuar

Të qenurit në qendër të vëmendjes të prindërve tuaj mund të jetë shpeshherë tepër për shumë fëmijë, por ka edhe përfitime të mrekullueshme. Të ndjesh dashuri konstante nga prindërit e tu është provuar që fëmijët e vetëm kanë më shumë vetëbesim, por jo domosdoshmërisht të tepruar. Fëmijët e rinj kanë tendencën të kenë vetëbesim të ulët për shkak të krahasimit me motrat e vëllezërit e tyre më të rritur. Në vend që të kenë vetëvlerësim, ata kanë një sens realist të aftësive të tyre në krahasim me të tjerët.

Të pavarur

Është një koncept jo i saktë që fëmijët e vetëm janë të vetmuar. Ndërkoh që është e vërtetë që disa herë fëmijët e vetëm mund të kërkojnë për një motër apo vëlla sepse ata dëshirojnë një shok për të luajtur. Kjo gjendje nuk përkthehet gjithmonë në një gjendje vetmie. Në fakt studimet sugjerojnë që fëmijët e vetëm mund të jenë të vetëm, por bëhen të pavarur sepse e dinë si të shfrytëzojnë kohën e tyre kur janë vetëm, i cili është dhe një atribut në jetë.

 Lexo më shumë: A ndikon keq te fëmijët kur punon dhe ke më pak kohë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X