Përfitimet e mrekullueshme shëndetësore që shafrani i Indisë sjell për foshnjat

0 0

Shafran i Indisë është një erëz e marrë nga rrënja e një bime. Rrënja përdoret e freskët, ose e tharë dhe si pluhur. Shafrani i Indisë është në ngjyrë të verdhë të errët (gati në portokalli). Ai ka një aromë të butë dhe një shije pak të hidhur.

Shafrani i Indisë është aroma më e përdorur gjerësisht në disa vende të Azisë Jugore. Përdoret gjithashtu si bojë tekstili, dhe ka shumë përdorime mjekësore. Në vendet, ku përdorimi i shafranit nuk është i përhapur, mund të jetë në dispozicion në formën e tabletave dhe suplementeve.

A është i sigurt shafrani për foshnjat?

Konsumi i shafranit është i sigurt për foshnjat. Por, kjo nuk do të thotë që për rritjen e tyre optimale duhet patjetër shafran. Pra kufizoni sasinë e shafranit që i jepni si ushqim fëmijës suaj.  Konsultohuni me mjekun e foshnjës nëse doni t’i jepni fëmijës këtë erëz, pasi ajo mund të pengojë veprimin e disa barnave dhe  gjithashtu të çojë në komplikime nëse fëmija juaj vuan nga probleme të caktuara shëndetësore.

Meqënëse shafrani njihet më shumë për vetitë e tij në trajtimin e plagëve, aplikimi në lëkurë konsiderohet i sigurt për foshnjat. Kur përzihet me qumësht ose krem, shafrani përdoret për të ruajtur butësinë e lëkurës së foshnjës si një ilaç natyral. Por kujtoni se gjithmonë është mirë të pyesni mjekun e foshnjës para se ta aplikoni shafranin tek fëmija. Sapo fëmija juaj të rritet mjaftueshëm për të konsumuar ushqim të ngurtë, mund të fusni shafranin si pjesë të dietës së tij.

Por bëjeni këtë vetëm nëse nuk ka komplikime apo rreziqe për fëmijën tuaj në rast se ai po përdor ilaçe mjekësore.

Përfitimet shëndetësore nga shafrani i Indisë për foshnjat:

  • Kurkumin është një nga përbërësit bioaktivë të shafranit që konsiderohet i dobishëm për të siguruar lehtësim nga çrregullime neurodegjenerative si skleroza, sëmundja e Alzheimerit dhe sëmundja e Parkinsonit. Gjithashtu ndihmon në luftën kundër depresionit.
  • Vetitë e fuqishme antioksiduese të shafranit të Indisë mund të mbështesin trajtimet standarde të kancerit. Shafran i Indisë siguron lehtësim për simptomat e kancerit në lëkurë, në zorrën e trashë, në prostatë apo edhe kancerit të gjirit. Aplikimi i tij gjatë ditës në lëkurë ndihmon në trajtimin e kancerit të lëkurës.
  • Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore dhe për këtë arsye veti jashtëzakonisht të dobishme gjatë trajtimit të osteoartritit.
  • Shafrani gjithashtu ka veti antimikrobike dhe mbron trupin nga infeksionet virale dhe bakteriale.
  • Është gjithashtu i mirë për shëndetin e mëlçisë dhe përmirëson tretjen. Shafrani i Indisë mund të shërojë ulcerat peptike dhe të përmirësojë lëvizjen e zorrëve.

Efektet anësore të shafranit të Indisë tek foshnjat:

  1. Shafrani mund të ndërhyjë tek disa ilaçe si tek holluesit e gjakut dhe të reduktojë prodhimin e acidit në stomak. Këto ilaçe mund të jenë Aspirina, Ibuprofeni, Warfarina, Clopidogreli etj. Pra, nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji dhe duke marrë këto barna, shmangni konsumin e shafranit të Indisë. E njëjta masë paraprake zbatohet nëse fëmija juaj po përdor medikamente për të njëjtat probleme shëndetësore.
  2. Gjithashtu shmangni shafranin nëse fëmija juaj po trajtohet për fshikëzën e tëmthit apo diabetin. Nëse fëmija juaj duhet të bëjë ndonjë trajtim kirurgjik, mos e ushqeni atë me shafran, pasi mund të ndërhyjë në vetitë e koagulimit të gjakut. Në raste të tilla, nënat që ushqejnë me gji fëmijët e tyre duhet gjithashtu të shmangin konsumimin e shafranit të Indisë.

Lexo edhe: Nje pure per te forcuar sistemin imunitar tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X