Recete gatimi per bebe +7 muajsh, nje pure per te forcuar sistemin imunitar

0 0

Me temperaturat që vazhdojnë të jenë të ulëta këtë fillim viti, vogëlushi juaj ka nevojë për diçka që të forcojë sistemin e tij imunitar, dhe kjo pure do të bëjë pikërisht këtë gjë.

Kjo pure e shijshme është e mbushur me mollë, karrota dhe portokalle që do të mund ta mbajnë vogëlushin tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë  dimrit. Por ajo që e bënë të veçantë këtë pure janë erëzat, xhinxheri dhe shafrani. Xhinxheri është i njohur për vetitë e tij medicinale dhe për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa shafrani është një tjetër erëz që ofron shumë përfitime shëndetësore. Shafrani përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili krijon disa proteina që janë jetësore për shëndetin tuaj e sidomos për forcimin e sistemit imunitar.

Përbërësit:
⦁ 4 karrota mesatare;
⦁ 4 mollë;
⦁ ½ portokalle;
⦁ 1 lugë çaj xhinxher të grirë;
⦁ ½ lugë çaj shafran.
Përgatitja:
1. Si fillim qëroni dhe më pas prisni në copa të vogla mollët dhe karrotat.
2. Pastaj i piqni së bashku në avull ose i zieni për 12 minuta derisa të zbuten.
3. Lërini të ftohen e më pas i kaloni në një blender.
4. Shtrydhni lëngun e ½ portokalli e më pas i shtoni erëzat.
5. I bëni pure për 60 deri në 90 sekonda dhe më pas ja shërbeni vogëlushit tuaj.
E përshtatshme për bebe +7 muajsh.
Koha e përgatitjes është 15 minuta.
Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.
Kujdes! Shafrani është një ngjyrues i fuqishëm që mund të lërë njolla në rrobat e bebit apo mobilie të ndryshme.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X