Perdorimi i mjaltit ne shtatzani

0 0

Shumë gra gjatë shtatzanisë mund të pyesin veten nëse është e mundur që gjatë kësaj periudhe të konsumohet pa problem mjalti. Si ta kuptojmë nëse ky produkt është i dëmshëm apo i shëndetshëm për ecurinë e mirë të shtatzanisë?
Përdorimi i mjaltit në shtatzani
Mjalti mund të konsumohet edhe në shtatzani, por vetëm nëse është i kontrolluar si edhe konsumohet në sasi të moderuara, pra pa ekzagjeruar. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar të gjitha benefitet e tij. Pra “marrëdhënia” mjalt-shtatzani është pozitive, pra ai mund të konsumohet nga gruaja edhe gjatë kësaj periudhe delikate gjatë së cilës kujdesi për ushqyerjen duhet të jetë maksimal në mënyrë që të evitohen probleme të ndryshme shëndetësore që lidhen me fetusin apo vetë gruan.
Vlerat e mjaltit
Mjalti përmban shumë kripëra minerale si edhe mikroelementë që e bëjnë atë tepër të fuqishëm. Ai është një antioksidant i fuqishëm, ka veti antibiotike si edhe anti-inflamatore, vepron edhe në lëkurë si edhe konjuktivit (probleme me sytë), favorizon gjumin si edhe qetëson kollën.
Përse gratë mendojnë se mjalti nuk duhet të konsumohet?
Kjo në fakt ndodh sepse ato shqetësohen në lidhje me faktin që mjalti mund të shkaktojë tek fëmija infeksionin fatal të botulizmit, arsye e cila e pengon konsumimin e tij para vitit të dytë të jetës tek fëmijët e vegjël. Për këtë arsye këshillohet që gruaja të përdorë mjalt të pasterizuar në mënyrë që të ndihet më e sigurt në aspektin e shfaqjes së patologjive. Me anën e proçesit të pasterizimit mjalti pastrohet nga të gjithë agjentët patogjenë, gjë e cila sigurohet me anën e përdorimit të temperaturave shumë të larta për disa sekonda. Nëse gjatë shtatzanisë keni kollë, përdorimi i qumështit të ngrohtë me mjalt do të ishte një trajtim i përkryer.

Lexoni edhe: Mjalti nje aleat i lekures






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X