Maria Montessori ka sjellë për prindërit këshilla shumë të vlefshme në lidhje me rritjen dhe edukimin e fëmijës. Ajo ka qënë edukatore, filozofe, mjeke, dhe neuropsikiatre infantile e shkencës italiane dhe të gjitha metodat e sjella nga ajo për prindërit marrin emrin “Montessori”.
Ja çfarë këshillon ajo në lidhje me gjumin e fëmijës
• Përshtasni me kujdes orën e gjumit të fëmijës. Duhet të dini se bebet e lindura në mëngjes kanë tendencën të flejnë më shumë gjatë ditës dhe anasjelltas. E modifikoni kohën e gjumit të tij me shumë kujdes në mënyrë që ai të flejë më shumë gjatë natës.
• Mos e stimuloni më tepër se ç’duhet gjatë ditës, ndryshe ai do të lodhet, stresohet dhe do të ketë vështirësi në të fjetur.
• Krijoni një ritual super të njëjtë. Maria Montessori këshillon: një banjo midis ores 18-20:00, veshja e pizhamave, një darkë e lehtë dhe pas kësaj aspak lojëra por ndonjë përrallë në dhomën e gjumit. Nëse zgjohet natën mos e merrni menjëherë në krah por e siguroni që jeni atje duke i folur lehtë.
• E leni të flejë pranë jush të paktën deri në vitin e parë të jetës. E bashkoni krevatin tuaj me të bebes dhe kështu ju do të jeni më në harmoni me njëri-tjetrin.
• Shkoni pranë fëmijës nëse ju kërkon natën. Zgjimet e fëmijës gjatë natës duhet të konsiderohen si diçka tepër normale, sidomos midis muajit 18 dhe 3 vjeç, periudhë në të cilën zhvillohet edhe ankthi i ndarjes. Pra është normale të kërkojë të shkoni pranë tij gjatë natës.
• Mos e lejoni që gjatë ditës të qëndrojë vetëm shtrirë. Fëmija duhet të jetë i lirë të lëvizë. Një fëmijë që qëndron gjithë ditën në relaks apo në krevat nuk do të fitojë eksperienca të mira motorike.
• E lini të luajë vetë. Nëse ju ndërhyni shpesh në lojën e tij ai mund të bëhet pasiv dhe të presë gjithmonë nga ju. Nëpërmjet kësaj fëmija fiton aftësi për të qënë i pavarur.
• Mos ja jepni biberonin fallco sapo qan. Ai jua lehtëson jetën prindërve por nuk përbën avantazh për të vegjlit.
• Për t’u dëgjuar fjala juaj duhet të jeni të edukuar por të qartë. Vendosni ju kur do të jetë momenti i gjumit dhe pyetje të tilla si “ke qejf të flesh gjumë” nuk duhet të ekzistojnë. Me shumë mirësjellje e bëni fëmijën të kuptojë kur është momenti. Ai duhet të kuptojë që nuk eksizton alternativë tjetër, por duhet të flisni në mënyrë të qetë, të vendosur dhe të ekuilibruar.
• Nëse gjatë natës zgjohet si pasojë e një ëndrre të keqe, në mëngjes duhet t’i shpjegoni se të njëjtën gjë keni parë edhe ju. Kështu ai do të kuptojë se kjo gjë ju ndodh të gjithëve, e madje edhe prindërve të tij.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu