Pastrimi i fytyrës, strategji të vogla të krijuara nga ti

0 0

Mes shumë gjërave që duhet të mendojmë për festa, mes dhuratave që  duhet të zgjedhim e t’i vendosim poshtë pemës dhe valixhen e përgatitur për pushime, nuk ka gje më të lehtë sesa të harrojmë qumështin dhe tonikun e fytyrës. Aspak panik, në fakt. Për të hequr make up-in e fytyrës dhe për të pastruar fytyrën mirë mund të kërkojmë brenda gjërave që kemi në shtëpi.

I thjeshtë, ekonomik dhe efikas. Ndoshta se kemi kuptuar kurrë por vaji i ullirit është një strukturë e jashtëzakonshme. Vaji është një yndyrë por në këtë rast shkenca bie dakord, yndyra heq yndyrën e kështu vaji është një aleat i shkëlqyer për të hequr yndyrën.

Thuaj po produkteve natyrale- Vaji i ullirit është i përbërë nga substanca yndyrore deri te sebumi i fytyrës. Të heqësh make up in nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Në fakt, mjafton të kalosh pak vaj ulliri në duar të thara. Masazhoni mirë fytyrën duke kaluar butësisht në pjesët më të vështira, zakonisht te pjesa e syve.

Pas këtij procesi, pastrohuni butësisht me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë dhe të lagur mirë për të hequr çdo përbërje dhe mbetje vaji.

Ka vajra dhe vajra- Përbërësi kryesor për një pastrim shtëpiak është vaji i ullirit, i cili është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Megjithatë, në rast të lëkurës së thatë, është më mirë të përdorni vaj bajame të ëmbël, ose luledielli i cili është më i lehtë dhe më pak i strukturuar. Janë perfekte nëse lëkura është mikse.

Lexo më shumë: Njollat e errëta në fytyrë gjatë shtatzënisë, trajtimet për t’i eliminuar






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X