Njollat e errëta në fytyrë gjatë shtatzënisë, trajtimet për t’i eliminuar

0 0

Njollat e errëta në fytyrë mund të dalin për shkaqe të ndryshme, midis të cilave edhe prej hormoneve gjatë shtatzënisë. Ato janë gjithashtu rezultat i ekspozimit të tepruar dhe të pambrojtur në diell që stimulon prodhimin e melaninës, pigment i ngjyrës së lëkurës, dhe në disa raste krijohen njolla që cenojnë uniformitetin në fytyrë.

Ndër problemet më të zakonshme, por edhe ndër më të bezdisshme dhe të vështira për t’u eliminuar nga lëkura, njollat e errëta që mund të keni, kërkojnë trajtime kozmetike në shtëpi ose ndëhyrje të veçanta nga mjeku estetik. Nëse jeni shtatzënë, gjithmonë është mirë të kërkoni këshilla nga gjinekologu.

Në të kaluarën e vetmja mënyrë për të eliminuar njollat e errëta ishte të bëje një pastrim me lloje të ndryshme acidesh që shpesh ishin agresive deri në pikën e krijimit të problemeve të lëkurës. Sot, mjekësia estetike i trajton njollat e errëta me metoda që, edhe pse trajtojnë hiperpigmentimin, janë të buta me lëkurën dhe prandaj nuk e dëmtojnë atë.

Lazer me Dioksid Karboni

Një nga trajtimet më efektive sot përfshin përdorimin e kombinuar të lazerit fraksionuar CO2 dhe radiofrekuencave microablativo me një seancë që përveç heqjes së njollave të errëta, ndihmon për të luftuar edhe shenjat e tjera të plakjes, si rrudhat dhe varjen e lëkurës. Ky trajtim bëhet me dy ose tre seanca me një distancë prej 45-60 ditë nga njëri-tjetri.

Metoda hollivudiane

Përtej oqeanit, përdorin teknikën hollivudiane për lëkurën, e cila konsiston në aplikimin e një xheli të bërë nga mikropjesëza të karbonit dhe pastaj aplikojnë lazer me energji të ulët, duke krijuar një sinergji veprimi që e bën lëkurën më të ngjeshur dhe më me shkëlqim.

Teknika e zbardhjes

Kjo teknikë kombinon katër seanca me acid hyaluronic me peshë molekulare të lartë si dhe me depigmentues, flavonoide, vitamina dhe aminoacide. Të gjitha bashkë, ato veprojnë me vendosmëri për të zhdukur njollat e errëta dhe së bashku sigurojnë vitalitet dhe freski në lëkurë.

“Dermamelan”

Njollat më të errëta dhe më të vjetra kërkonë trajtimin Dermamelane, një maskë abrazive e bazuar në acidin kogik, acidin fitik, vitaminë C, retinol dhe faktor K. Të gjitha këto bashkë bëjnë depigmentimin e substancave errësuese duke ndriçuar më pas ngjyrën e lëkurës: kjo maskë zbatohet nëpër klinika dhe mbahet për gjashtë deri në tetë orë; pas aplikimit të maskës ju mund të shkoni në shtëpi dhe pastaj ta hiqni atë me sapun dhe ujë: për disa ditë, lëkura mbetet e ndjeshme dhe e kuqe.

Vëmendje për rutinën e bukurisë

Në çdo rast, për të mbajtur nën kontroll njollat e errëta, rutina për ruajtjen e bukurisë në kushtet së shtëpisë është e domosdoshme. Para së gjithash duhet një pastrim i saktë ditor dhe përdorimi i një pastrimi të thellë një herë në javë për të eliminuar qelizat sipërfaqësore të lëkurës. Çdo ditë duhet të aplikohet një krem ose një serum i bazuar në depigmentimin dhe ndriçimin e lëkurës, i cili duhet të jetë i pasur me substanca të tilla si vitamina C, acid kogjik, acid salicilik.

Lexo edhe: Perse ne shtatzani lekura e fytyres ka tendencen te skuqet?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X