Omran, vogelushi i dale nga renojat e luftes

0 0

Duket se lufta po merr gjithnjë e më shumë jetë fëmijësh, por kësaj rradhe fati ka qënë në anën e vogëlushit Omran, i cili ka mundur të dalë i gjallë nga rënojat e shkaktuara gjatë bombardimeve në Alepo. Pamjet tregojnë horrorin që i duhet të përjetojnë cdo ditë fëmijët si edhe të rriturit që po jetojnë nga afër luftën siriane. Fytyra e Omran, i cili nuk është më i madh se 5 vjec, është e veshur me gjak dhe pluhur. Në sytë e tij shprehet qartë mosdija e asaj cfarë po ndodh, gjendje e cila është tipike për një fëmijë të moshës së tij, e cila duhej të kalohej me lojëra dhe në qetësi. Ai është nxjerrë nga rënojat e luftës së tmerrshme dhe është marrë në krah nga forcat e shpëtimit. Një nga personat e këtyre forcave e merr në krahë fëmijën, e con deri tek ambulance dhe më pas e ul në karrike me shumë delikatesë. Omran është i mbuluar aq shumë nga pluhuri, san ë fytyrën e tij vihet re vec lodhje, dhe ashtu i hutuar mundohet të pastrojë gjakun që ndodhet në fytyrë me dorën e tij të vogël. Mjekët janë shprehur se fëmija ka marrë mjekimin e nevojshëm për plagët që ka patur në kokë. Gjatë këtij bombardimi kanë humbur jetën 8 persona, midis tyre 5 fëmijë.

A do të mjaftojë imazhi i vogëlushit fatkeq për të treguar cfarë ka ndodhur gjatë 5 viteve të luftës? Do të mjaftojë ky imazh t’i bëjë të kuptojnë të gjithë se me cfarë i duhet të përballen cdo ditë fëmijëve sirianë? Le të shpresojmë që fati të jetë në anën  tyre!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X